• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

by A R
29/05/2026 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Stop”, këtë të premte, më 29 maj, u trajtua një rast mashtrimi, ku në  Rrile, afër Lezhës, një 20-vjeçar i sëmurë me distrofi muskulore përjetoi një zhgënjim të madh në ditëlindjen e tij të 20-vjetorit.

Familja, duke dashur ta surprizonte me një festë të madhe dhe me këngëtarin e tij të preferuar, i besoi një të riu, Rei Guri, i cili pretendonte, se ishte “badigardi” i këngëtarit.

Babai i 20-vjeçarit tregon, se i dha 2.500 euro direkt në dorë, për prezencën e këngëtarit. Festa u zhvillua, por këngëtari nuk u paraqit.

Telefonatat me Rei Gurin rezultuan të kota. Familja zbuloi, se ishte një mashtrim i qartë. Me ndihmën e gazetares së “Stop”, babai i 20-vjeçarit lidhet me Rei Gurin, i cili fillimisht premton kthimin e parave, por nuk e bën.

Më pas ndërhyn gazetarja dhe i kërkon, që të sjellë paratë brenda një ore. Në këto kushte, Rei Guri, i shoqëruar nga babai i tij, polic, sjell paratë në shtëpinë e familjes së mashtruar dhe kërkon ndjesë. Brenda vetëm një ore, familja merr 2.5 milionët lekë, që i prisnin prej një viti.

Episodi 1: Qytetari Rei Guri:

– E ke të kryme sot!
– Sa të vijë në Rrilë pronari.
– Buongiorno, pronar, bongiorno! Vij unë për Zotin, për kry t’Nisës. Sot e ke të kryme 100 përqind, 1 milionë përqind. Jo 100, por 1 milionë përqind. E ke të kryme at punën, se të kam lodh mo, për Zotin, ma bëj hallall!
– Nesër në dorë i ke 1 milionë përqind.
– 100 përqind, jo 1 milionë. Nesër e ke të kryme. Deri të hënën, do bëj çmos!

Episodi 2: Qytetari Rei Guri:

-Hë pronar?
– Ktu tek puna, m’dalin trutë e kresë.
– Tiranë, rob shpie, dore ja dy letra.
– Robt e shpisë, hala s’kam ardh, o rob. Kam dal n’katër të mëngjesit rob, se s’mora kot, se i kam lekët ktu në dorë. Si t’vi, gjanë e parë në Rrilë, kam ardh me t’pru lekët, për kry të Nisës, edhe e mbyllim këtë histori.
– Ore, e di! Për kry të Nisës o pronar, o rob.
– Pasha Zotin po!
– E di!
– O e di mo, që janë 2500 euro, edhe 250, s’i mbaj kurrkujt.
– Mirë, si je?
– Po!
– Po, për Zotin!
– Sot!
– Po!
– Po, direkt!
– Po!

Next Post
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

“Arresti i Veliajt”, juristi sqaron pse Gjykata e Lartë nuk u ndikua nga Kushtetuesja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In