• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Procesi nisi nga një person fiktiv!”, Ndreca: Veliaj, i vetmi që i është bërë vetting penal

by A R
29/05/2026 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në Neës24, ka komentuar zhvillimet e fundit dhe qëndrimet ligjore lidhur me çështjen penale.

Ndreca e cilësoi një absurditet faktin që kryetari i zgjedhur me votë nga qytetarët shihet si një pengesë apo rrezik për procedurat hetimore.

“Prokurori e konsideron autoritetin demokratik si rrezik për hetimin. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë në mënyrën si e ka formuluar prokurori. Ai e sheh autoritetin që buron nga vota si rrezik penal, që është një absurd demokratik. Sa i përket lobimit, ajo është e drejta për të informuar këdo që është i gatshëm për të dëgjuar. E drejta për t’u shprehur për zotin Veliaj është kthyer në kosto me pasojën që të qëndrojë në burg,” u shpreh Ndreca.

Më tej, ai ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si ka nisur fillimisht ky procedim, duke pretenduar se bëhet fjalë për një kallëzim që ka hyrë në rrugë të paqarta në organin e akuzës dhe nga një burim fiktiv.

“Qartësisht duket se është një proces i nisur në mënyrë fiktive, që kur është nisur nga një person fiktiv. Akoma nuk kemi përgjigje se si ka hyrë ky kallëzim në SPAK. Nuk na kthehet përgjigje për këtë. Kjo tregon sa seriozë kanë qenë prokurorët në këtë çështje dhe çfarë shënjestrimi ka pasur. Veliaj është i vetmi zyrtar në Shqipëri në këto 35 vjet që i është bërë një vetting i tillë penal”, tha Ndreca.

Avokati deklaroi se hetimi tashmë ka përfunduar, duke shtuar se nuk ka arsye që seancat të zhvillohen pa transparencë.

“Duhet të tregojmë të vërtetën e z.Veliaj në këtë proces. Nëse procedurat kalohen në mënyrë urgjente dhe nëse Veliaj mbahet jashtë çdo standardi, besojmë se drejtësia ka kaluar në një zonë tjetër dhe përpiqen të mbulohen gabimet e tjera të bëra. Sot kemi një hetim të mbaruar dhe jemi në një proces gjyqësor të hapur publik. Sekreti hetimore ruhet që të mos dëmtohet hetimi I prokurorisë. Por gjyqi nuk duhet të bëhet në skuta apo në errësirë. Çdo deklarues ka pranuar me vullnetin e tij të lirë, për deklarimet që ka bërë. Pra kjo është thjesht një strategji e prokurorisë viktimizuese. Sepse për hetimin nuk ka asnjë problem. Zoti Veliaj është në masën arrest në burg për një çështje konkrete. Po bëhen 15 muaj që zoti Veliaj mbahet për këto prova. Gjykata e Strasburgut thonë se duhet verifikuar kushtet e të qëndruarit të kësaj mase në fuqi çdo dy muaj. Po flasim për një çështje konkrete dhe një masë sigurimi që sistemi po përpiqet ta mbajë me kokëfortësi në fuqi. Në fakt më shumë se sa të mos lejojë lirinë e zotit Veliaj, port ë mos e çojë në detyrë. Pra mesa duket qëllimi nuk është thjesht të mos lëmë zotin Veliaj të lirë, port ë mos shkojë në detyrë”, tha ai.

Next Post
Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In