• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presionet e Metës dhe Berishës, e dërguara e SHBA i jep mbështetje GJKKO-së: Mos toleroni asnjë të korruptuar!

by S T
13/12/2024 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me kryetarin në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani. Ky takim vjen pas sulmeve që Berisha, Meta dhe eksponentë të tjerë po ushtrojnë ndaj GJKKO.

Në këtë takim u riafirmua angazhimi i SHBA në mbështetje të luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua me ushtruesin e detyrës së Kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Erjon Bani për të riafirmuar angazhimin e SHBA për të mbështetur luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ata diskutuan rolin kritik të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund të mosndëshkimit dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të mbështetur drejtësinë, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore”, thuhet në postimin në “X” të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Pak ditë më parë Nancy VanHorn u takua edhe me kryetaren e Apelit të Posaçëm, Saida Dollani, duke i dhënë mbështetje në luftën ndaj korrupsionit.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjyqtaren Saida Dollani. Znj. VanHorn ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët shfaqin guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimet e tyre janë jetike për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri. Ambasada e SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur institucionet e drejtësisë së Shqipërisë në misionin e tyre për të ruajtur drejtësinë dhe integritetin”, njofton ambasada.

Këto takime vijnë pas disa mesazheve që kanë ardhur javët e fundit nga amerikanët. Vetë sekretari Antony Blinken ishte ai që dekori Altin Dumanin dhe u shpreh prerë se SHBA do ta godasë korrupsionin me të gjitha mënyrat. Po ashtu vetë de dërguara e SHBA, pak ditë më parë dha një mesazh të fortë në këtë aspekt.

Next Post
Deputetët e Shqipërisë dhe Kosovës bëhen bashkë, dy Kuvendet mbledhje më 20 dhjetor në Prishtinë

Deputetët e Shqipërisë dhe Kosovës bëhen bashkë, dy Kuvendet mbledhje më 20 dhjetor në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

February 3, 2026
S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

February 3, 2026
“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

February 3, 2026
Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

February 3, 2026
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

February 3, 2026
Vizita në Sarajevë, Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE

Vizita në Sarajevë, Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE

February 3, 2026
VIDEO-Gogu i kujton Nokës vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit: Na duhet një përgjigje për akuzën që të bëri shoku i bankës

Kuvend/ Gogu: Mbyllim hapësirat e tregut të paligjshëm të barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope

February 3, 2026
Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

February 3, 2026
“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

February 3, 2026
Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In