• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

by A R
03/02/2026 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, duke iu përgjigjur interpelancës së thirrur nga deputeti, Tedi Blushi, mohoi pretendimet e këtij të fundit për trajtim të padrejtë të paraburgosurit, Ilir Metaj. Në fjalën e tij gjatë seancës së sotme, Lamallari tha se raporti i Avokatit të Popullit jep rekomandime përgjithësuese dhe nuk është kurrsesi një raport që konstaton shkelje konkrete apo përgjegjësi individuale në rastin e shtetasit Ilir Metaj.

“Perkundrazi raporti në asnjë moment nuk përdor terminologjinë “trajtim degradues apo çnjerëzor”. Rekomandimet e Avokatit të Popullit janë në proces shqyrtimi dhe analize nga strukturat përgjegjëse të sistemit të burgjeve, sipas afateve ligjore. Paralelisht, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar informacion të detajuar nga IEVP “Jordan Misja” dhe ka forcuar mbikëqyrjen administrative, me fokus parandalimin e çdo praktike që mund të interpretohet si cënim i dinjitetit njerëzor. Ky proces nuk është formal, por substancial, dhe synon përmirësim sistemik, jo reagim për efekt qëllime populiste, por për të sjell një ndryshim për të gjithë të paraburgosurit”, deklaroi Ministri i Drejtësisë.

Në vijim të fjalës së tij, ministri Lamallari theksoi se “siguria dhe dinjiteti i z. Metaj janë garantuar në vijimësi, në përputhje me ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Ai trajtohet si çdo i paraburgosur tjetër në aspektin e të drejtave dhe detyrimeve”. Lidhur me kërkesat mediatike për intervista, mes të tjerash ministri i Drejtësisë tha se “burgjet nuk janë as foltore parlamentare dhe as studio televizive”

“Përtej kërkesës legjitime të cdo deputeti për interpelancë me anëtarët e Këshillit të Ministrave, unë mendoj se sot, më shumë se kurrë, është e rëndësishme të ndajmë qartë debatin politik nga e vërteta institucionale. Sistemi i drejtësisë dhe ai penitenciar nuk janë dhe nuk mund të jenë instrumente të betejës politike për interesa dhe as foltore parlamenti dhe as studio televizive. Çdo pretendim për shkelje të të drejtave të njeriut duhet trajtuar me seriozitet, por edhe me përgjegjësi, mbi fakte, ligj dhe standarde të verifikueshme, jo mbi interpretime selektive apo narrativa thellësisht politike. Ministria e Drejtësisë mbetet e vendosur të garantojë barazi përpara ligjit, pa privilegje dhe pa përjashtime, duke mbrojtur njëkohësisht dinjitetin njerëzor, sigurinë publike dhe integritetin e institucioneve. Ky është standardi që i detyrohemi qytetarëve, ky është angazhimi ynë i përditshëm”, tha ministri Lamallari.

Next Post
“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Sherr mes vëllezërve për pronat, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës

June 28, 2026
Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

June 28, 2026
“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

June 28, 2026
Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

June 28, 2026
Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

June 28, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“The Albanian Files”/ Reagon Berisha: Rama e trajton vendin si Sulltanat. Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

June 28, 2026
Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë punësimin

June 28, 2026
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Historiani Kasmi, kritika Albin Kurtit: Duhej të fliste për akuzat se Vetëvendosja nxiti protestat në Tiranë

June 28, 2026
Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

June 28, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Qershor 2026

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In