• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presion Kushtetueses? Meta: Ç’thua moj zonjë? Thoja o Zot më ndihmo deri më 25 prill. S’marrë pjesë në seancën e 1 shkurtit

by Java News
26/01/2022 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e 1 shkurtit në Gjykatën Kushtetuese që do të vendosë për çështjen e shkarkimit të tij, pasi kjo gjykatë sipas tij i fshehu “Venecias” një pyetje thelbësore.

Në një intervistë në “EuroNews Albania” kreu i shtetit hodhi poshtë aludimet për presion ndaj trupës gjykuese pasi kërkoi procedim disiplinor ndaj gjykatëses Fiona Papajorgji.

Pjesë nga intervista 

Pyetje: I jeni drejtuar Komisionit të Posaçëm të Apelit…I keni kërkuar procedim disiplinor për gjykatësen Fiona Papajorgji. Presion ndaj gjykatës?

Meta: Ça beteje kam unë me trupën kushtetuese! Për ça do më shkarkojnë, le të më shkarkojnë, ca problem kam unë. Unë kisha një problem deri në 25 prill, thoja o zot më ndihmo që ta kalojë këtë. “Koha për t’u çmendur” thoshte dikur Kiço Blushi. Parlamenti njëpartiak, opozita në rrugë. Më thoni një vend të Afrikës që nuk ka opozita një këshilltar në pushtetin vendor. Edhe në vende diktatoriale bëjnë sikur. Ku ja vend të NATO-s, të KiE-së… Opozita ka qenë e parlajmëruar prej meje për të mos lënë mandatet, të mos bojkotojë zgjedhjet. U kam thënë atyre të LSI-së ca dreq partie jeni që dalin studentët atje dhe nuk shkoni në Parlament. Ata morën atë drejtim dakord, por tani edhe ti zotëri që je kryeministër, nëse këta bëjnë protesta dhe bëjnë marrëzira dhe dëmtojnë kërpudhën, në të njëjtën orë lë edhe ti miting. S’ke punë tjetër? Do bëjë edhe zgjedhje pa dekret dhe pa e çuar në asnjë gjykatë dekretin e presidentit.

Pyetje: Presion ndaj gjykatësve?

Meta: E kisha problem deri në 25 prill. Gjykata do shkarkojë Metën pse ka dhënë intervistë te Çim Peka!  Unë problem e kisha deri më 25 prill, tani s’më prish punë fare. Nuk ka asnjë presion. Thoja o Zot më ndihmo deri më 25 prill, çfarë do bëjë populli, ishin zgjedhjet, ishte Opozita në rrugëËshtë merita ime që Shqipëria në 25 prill edhe pse ndeshja ishte shitur nuk pati gjakderdhje.

Pyetje: A do shkoni në seancë?

Meta: Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore.

Pyetje: Do çoni përfaqësues ligjor?

Meta: Po s’i s’do çoj, ku e njoh unë bojkotin! Edhe në 96 vështirë të bojkotonte PS. Unë Ilir Rexhep Meta jo vetëm si president por edhe si kryetar i Kuvendit jo vetëm ka qenë merita ime që u bë me 140 vota ajo. Dy pelivanë merreshin vesh që të mos merreshin vesh. Bashkëpunimi i tyre është shumë i hapur.

g.kosovari

Next Post
Paralajmërimi i Metës: Do e ankimoj vendimin e Kushtetueses nëse shkarkohem

Paralajmërimi i Metës: Do e ankimoj vendimin e Kushtetueses nëse shkarkohem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
“Kur një grua është në timon, pres autobusin tjetër”/ Agron Llakajt bën shaka, por vendoset nën shënjestrën e komentuesve: Mjerë kush të kupton, ke humbur…!

Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Skeçi nuk fyen askënd, ndalni urrejtjen ndaj aktorëve

October 5, 2026
Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

October 5, 2026
Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

October 5, 2026
Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije -

Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije –

October 5, 2026
“Nuk ka asnjë ndryshim për non gratën e Sali Berishës”, DASH e konfirmon për median afër Trump

Ambasadori i ri ia zeroi Berishës lobimin miliona dollarësh në SHBA!

October 5, 2026
“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com