• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Integrimi nuk bëhet me propagandë”, Tabaku mesazh nga Gjermania: Duhen institucione të forta dhe vullnet politik

by E S
19/05/2026 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është përzgjedhur nga qeveria gjermane së bashku me dy deputetë të mazhorancës për një tur takimesh dhe diskutimesh në Gjermani, të fokusuar tek procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë vizitës dyditore, delegacioni zhvilloi takime në Bundestag, në Kancelarinë gjermane, në Ministrinë e Jashtme, si dhe me organizata biznesi, shoqata gjyqtarësh dhe think tank-e që merren me çështjet europiane dhe demokratike.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se procesi i integrimit europian nuk mund të reduktohet në propagandë apo në hapje kapitujsh në letër, por kërkon institucione të forta, ekonomi tregu dhe reforma reale.

Sipas saj, Shqipëria ka kaluar muaj të rëndësishëm në një “udhëkryq” për sa i përket rrugës europiane, ndërsa nënvizoi se tërheqja e investimeve të huaja lidhet drejtpërdrejt me forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e konkurrencës së lirë.

“Rruga e integrimit kalon përmes institucioneve të forta. Tërheqja e investimeve të huaja kërkon institucione të forta dhe reforma ekonomike që sot, fatkeqësisht, nuk janë kryer,” shprehet Tabaku në mesazhin e saj.

Deputetja demokrate vendosi theksin edhe tek roli i parlamentarizmit dhe institucioneve të pavarura në procesin e integrimit, duke theksuar se demokracia funksionale, kontrolli parlamentar dhe lufta ndaj korrupsionit mbeten themeli i rrugës europiane të Shqipërisë.

Në fund të reagimit të saj, Tabaku deklaroi se integrimi europian kërkon mbi të gjitha vullnet politik, duke shtuar se opozita e ka treguar këtë vullnet, ndërsa sipas saj qeverisë i mungon serioziteti për të çuar përpara reformat reale që kërkon Bashkimi Europian.

Next Post
Arsyet e sulmit të Altin Dumanit dhe Irena Gjokës në vitin e pestë të Non Grata-s

Arsyet e sulmit të Altin Dumanit dhe Irena Gjokës në vitin e pestë të Non Grata-s

Comments 1

  1. Bruno says:
    5 months ago

    E nderuar Z tabaku,je ne kundershtim,me fjalet tuaja,qe thu nga Gjermania,ti e dine shume mirte,.Ne Shqiperir,nuke ka patur,e nuke do kete kurre,istitucione te forta e vullnet politik,deri sa ju lejoni ne 23 maje te behen fallso zgjedhjet ne partine tuaj.Do jeni ne zgjedhjet e 23 majit vetemme komunistitn tuaj,qe mashtron e dhunonju tjerte,nuke lejoni te kete kandidate tjere ne kto zgjedhje fallso.Per istitucionet e forta,dhe vullnetin politik,ska patur e zdo kete deri sa te jene ortaket,qe jane monstra juaj e vicidolit,e k/hajduti i partise se tije.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com