• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

by E S
19/05/2026 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit kërkon mbylljen e Burgut të Burrelit, Kosovë Lushnjë, Kukës, “Mine Peza” dhe godina A e IEVP “Jordan Misja” 313, teksa thekson se në këto institucione janë konstatuar “ambiente të amortizuara, mungesë hapësirash, lagështirë, ajrim dhe ndriçim i pamjaftueshëm, kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme”.

Avokati Edmond Petraj në emisionin ‘Frontline Intervieë’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv e cilësoi raportin e Avokatit të Popullit si një alarm për shtetin, i cili kërkon veprim të menjëhershëm.

Për avokatin Petraj, burgjet e përmendura nga Avokati i Popullit kanë problematika të shumta me mbipopullimin dhe kushtet higjeno-sanitare, duke shkelur çdo lloj standardi.
“Ky është një raport që vë në alarm shtetin, i cili duhet të veprojë. Nëse flasim për te Jordan Misja, ai është një burg i sigurisë së lartë, por atje ka ndryshime. Ka qenë shumë herë më keq, por është bërë rikonstruksion. Mine Peza është një burg që duhet riparë, pasi kemi mbipopullime, kemi personazhe që janë në atë institucion dhe në një moment mund të kemi edhe ngjarje të pakëndshme. Burgu i Kukësit sërish duhet riparë, pasi është një burg i vjetër. Edhe burgi i Kosovës në Lushnjë duhet riparë”, tha mes të tjerash Petraj.

Nga ana tjetër, edhe gazetarja Aida Topalli ka theksuar se burgjet e përmendura në raport kanë problematika të shumta. Ajo theksoi se për nga vetë pozicioni ku është vendosur, burgu 302 nuk përmbush asnjë kusht si institucion i vuajtjes së dënimit.

Më tej ajo foli edhe për burgjet e tjera, ku veçoi atë të Burrelit për kushte të vështira higjeno-sanitare (një tualet për 18 të burgosur) dhe burgun e Kukësit për mbipopullim tej normave të lejuara.

“Burgu i Kukësit kanë qenë dhomat e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit, ku qëndronin persona të cilët arrestoheshin. Ka kapacitet prej 70 personash. Sa janë të dënuar aty brenda, vetëm të gaboj tani të them një shifër. Janë kushte të vështira, pra është një godinë e vjetër dhe për hir të së vërtetës, në Kukës po ndërtohet burgu i ri. Burgu i Burrelit është i ndërtuar në kohën e komunizmit. Burgu i Burrelit është ndërtuar në kohë të komunizmit dhe nga informacionet që kam unë, është nga të vetmit burgje që korrupsioni nuk ekziston. Vetëm se është jashtë kushteve higjeno-sanitare. Përshembull në një sektor ku vuajnë dënimin 18 persona ka vetëm një tualet të përbashkët, që mund të jetë me 3-4 tualete të vogla, por nuk kanë tualete në dhomat e tyre. Burgu 302 për mua është një nga burgjet që duhet mbyllur, për shkak të ambienteve të brendshme dhe higjienës”, tha mes të tjerash Topalli.

Avokati i Popullit theksonte gjithashtu në raport se Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të paraburgosurve në Europë, ndërsa të paraburgosurit kalojnë mesatarisht 253 ditë, ose më shumë se 8 muaj, në qeli pa një vendim përfundimtar.

Next Post
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com