• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Arsyet e sulmit të Altin Dumanit dhe Irena Gjokës në vitin e pestë të Non Grata-s

by Ylli Pata
19/05/2026 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në vigjilje të pesëvjetorit e shpalljes së Sali Berishës si person Non Grata nga SHBA, ka disa ditë që lajmi i heqjes së njollës po trajtohet si “Sekreti i Tretë” i Fatima-s së Portugalisë.

Një mit shumë i fortë për katolikët i lidhur me një shfaqje të Shën Mërisë në vitin 1917 në qyteti Fatima, afër brigjeve të Atlantikut.

Tre murgj të Manastirit të qytetit, Lucia dos Santos, Francisco e Giacinta Marto raportuan se janë takuar u është shfaqur Shën Mëria, e cila ju dha tre profeci, e para kishte të bënte me vizionin e ferrit, sa i tmerrshëm është, e dyta ishte me dy lajme; një të mirë e një të keq. Mbarimin e Luftës së Parë Botërore, që në Europë ishte shumë e tmerrshme ndaj quhej Lufta e Madhe dhe i keqi me shpërthimin e një Lufte më të rëndë e më shkatërruese, siç ishte Lufta e Dytë Botërore dhe sekreti i tretë u mbajt pezull për një kohë të gjatë. Mbi të cilin gjithmonë hidheshin variacione dhe hipoteza të ndrsyme deri dhe konspirative. Kuptohej që flitej për një gjë të rëndë që do të godiste Papën, por varacionet mbi temën bëheshin sipas mides dhe stinës.

Siç po ndodh me Non Grata-n e Sali Berishës. Një proces që nuk është fare politik, është ekstrapolitik dhe i ngjan atyre operacioneve të famshme të KGB-së të Stalinit për të dezinformuar po trazuar frontet armike.

Një armë që rezultoi shpesh edhe më e fuqishme sesa Katjusha e frikshme, pasi trazonte trutë e njerëzve. Që u përdor natyrisht edhe nga MI6 britanike, CIA, Mossad-I, shmë shërbime të tjera në botë, ku UDB-ja Jugosllave mori një mjeshtëri të rrallë, e që as Sigurimi i Shtetit i Enver Hoxhës nuk rrinte shumë prapa.

Përralla me Non grata-n nisi me fitoren e dytë të Donal Trump-it në nëntorin e 2024. Ku siç herën e parë, deri në janar ndodhi llaftaria e entiziazmit hapësinor. Ku që nga zgëqet tregtare të lagjeve që administroheshin nga ish-marifetxhinj provincial të mandatit të parë apo të dytë, deri te banaqet e darkës, vendoseshin baste live për mbylljes së kapitullit. Ku siç ndodh në këto raste, steka e “bombës me helium” do të ishte sa më e lartë e mundshme. Ca thonin për mbylljen e Edi Ramësn ë helicopter, ca për shkarkimin me ceremon të Altin Dumanit dhe vendosjen e Argitës në krye të SPAK.

Që këtu kuptohej se agjitpropët e PD-së i ngjanin skuadrës së mandatit të parë, ku shkolla e karikimit të kësaj adrenaline nuk kishte karar.

Më pas, nisën katjushat e deputetëve; nga Këlliçi, Balliu e me shokë. Të tipit “Non Grata ka rënë”(edhe pse nuk është hequr), “Non Grata tani është nul nuk ekziston”. Më pas vijuan me tezën që edhe pse nuk është hequr, Non Grata, Sali Berisha do të vizitojë SHBA. Po si? Ja ka disa mënyra thoshin, ose mund të shkojë në Nju Jork, me një vizë speciale nga Trump, ose ka një mënyrë tjetër që tani nuk themi. Erdhi La Civita, me milionat e honorareve të ti, e çështja e Non Grata-s u quajt e bitisur.

Por “Latifi” i Edi Ramës iku në SHBA, jemi një vit pas zgjedhjeve, por Non Grata nuk se iku. Dodiku, politikani serbo-boshnjak më i ri se Sali Berisha i cili është bashkëkohës me pezzo novantat si Karaxhiç e Mlladiç që tani nuk gjenden, me një marrëveshje shuumë të shtrenjtë, ku thonë se në lojë janë futur qarqe të forta nga Kremlini, Pekini, Beogradi shoqëruar me “argumente shuuumë më të mëdha” e hoqi njollën.

Edhe pse e kishte më të butë se doktori i Tiranës, ku duhej një Ace të thjeshtë, që në etiketë kishte një personazh të ngjashëm të emisioneve televizive, Dodik u përdor shumë për të sjellë valë nga Banja Luka në Tiranë.

Në Banja Luka shkuan që nga Rudy Guliani e deri te Trump Junior, por në Tiranë nuk rierdhi as Latoja gazmor që ka shoqe Susie Wiles-n e tmerrshëm e as partner i tij i dënuar në SHBA, që në fakt është kontraktori kryesor i deal me PD.

Por këto ditë, nisi vala e radhës me një logjikë paska më ndryshe. “Javën tjetër avazi, jo këto ditë, ndoshta nesër, apo pasnesër. Një kungulleshkë që përhapi kuriozitetin, i cili u kthye në një mikrob besdisësh. Ja ku jemi sot dhe lajmi i vërtetë që Sali Berisha paralajmëroi të hënën ishte sulmi i egër ndaj Altin Dumanit dhe një vendim pa logjikë i një gjyqtareje të GJKKO-së për rastin pa rast të Irena Gjokës.

E gjitha kjo është në fakt një strategji e menduar mrë nga një ekip i pafund këshilltarësh, strategësh, spinësh dhe avokatësh që ka Sali Berisha. Numri i tyre vetëm po ti shikosh në sallën e procesit është më i madh se çdo i pandehur për korrupsion.

Kjo strategji është e kuptueshme; hedhjen e bombae të tilla që të bllokojnë sa më shumë të jetë e mundur mbirjen e farave të tjera hetimore për Sali Berishën në SPAK.

Ku siç dihet përveç rastit të 21 janarit, apo Gërdecit, ka disa denonvime për çështje edhe më të forta siç janë vrasjet e Tropojës. Si shumë dosje për Sali Berishën, i cili do ta ketë shumë të vështirë procesin Partizani, edhe pse duket se nuk ka mjedis armiqësor në trupin gjykues. Gjithsesi, së paku fakte e dëshmi do të raportohen më me gjerësi gjatë seancave, ku spinët e avoketërit nuk kanë çfarë bëjnë. Imagjino të shpërthejë apo hapet 21 janari e Gërdei, apo siç tha Idajet Beqiri që i ka ardhur radha edhe Tropojës…

Next Post
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

August 21, 2026
Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

August 21, 2026
Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

August 21, 2026
Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

August 21, 2026
Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

August 21, 2026
NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

August 21, 2026
Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

August 21, 2026
Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

August 21, 2026
Festa e Pavarësisë / Detaje nga parada e madhe më 28 Nëntor, hapja te sheshi “Nënë Tereza”

Pse shqiptari i bindet vetëm arrogancës?

August 21, 2026
Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com