• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti që duam!

by Dritan Hila
13/04/2022 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Si çdo prag zgjedhjesh, qofshin këto lokale, kuvendore apo presidenciale, si këto të radhës, nuk mungon falli politik.

Fillon nga gazetarët që kanë rastin të provojnë zarin; të harruarit që ju kërkojnë gazetarëve t’i hedhin në treg se mbase kujtohet njëshi për ta, dhe mitomanët që i shkelin syrin pasqyrës.

Por këto presidenciale nuk do të kenë asnjë surprizë. Presidenti është vetëm ai që ka në mendje Edi Rama, i cili nuk ka kohë dhe nerva për një njeri që t’i bëjë shaka gjatë qeverisjes. Jo se presidenti ka gjë në dorë. Maksimumi të japi shfaqje si Meta. Por tashmë Rama as për këtë nuk ka nerva. As edhe vendi nuk ka nerva për shfaqje karagjozësh. Ndaj do të jetë një njeri i urtë, pa dëshira karriere dhe pa ambicie politike. Madje duhet të jetë edhe pa dëshirë për shfaqje mediatike.

Ndërkohë PD, pasi ka gjashtë muaj që leqendiset gjysma me gjysmë, pretendon të ketë kapitullin e saj në zgjedhjen e presidentit.

Për hir të së vërtetës, nuk e meriton. Ajo nuk ka respektuar asnjë marrëveshje xhentëlmenësh që parashikonte zgjedhjen nga opozita të presidentit apo kryetarit të kontrollit të shtetit. Sa herë ka pasur votat e ka zgjedhur vetë dhe ka shkelur me këmbë socialistët. Madje edhe kur nuk i ka pasur, i ka blerë votat.

Për më tepër, në kushtet kur askush s’e di se cili është përfaqësuesi zyrtar i kësaj force, thjesht nuk ke me kë të bisedosh. Saliu ka një vendim gjysmak gjykate, ndërsa Alibeaj ka selinë. Një parti e cila nuk është në gjendej të zgjedhë kryetarin e saj, e cila jep shfaqje që as këshilli bashkiak i Fierit dikur nuk i ka dhënë, nuk mund ti lihet në dorë as propozimi se cili do të jetë president. Pasi eksperienca ka treguar që e shumta, nga tridhjetë vite demokraci, kanë mësuar të sulmojnë godinat e institucioneve, përfshirë të tyre.

Next Post
Kokainë në pjesën e poshtme të makinës, arrestohet në doganë shqiptari që vinte nga Zvicra

Kokainë në pjesën e poshtme të makinës, arrestohet në doganë shqiptari që vinte nga Zvicra

Comments 1

  1. Rodona Spitalla says:
    5 years ago

    Më mirë të vëmë president edhe një GJEL DETI, se sa edhe njëherë një monstër si Likja i Moniçkës…..
    Kurrë më një të tillë pa dinjitet e pa karakter….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Netanyahu paralajmëron iranianët: Teherani nuk ka nxjerrë mësime, po përpiqet që të zhvillojë armën bërthamore!

October 21, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

October 21, 2026
Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

October 21, 2026
Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

October 21, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare

October 21, 2026
Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

October 21, 2026
E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

October 21, 2026
U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

October 21, 2026
Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

October 21, 2026
Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In