• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

by Java News
27/03/2023 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Me Belind Këlliçin në krye të Bashkisë Tiranë, transporti publik për të gjithë qytetarët e Tiranës, do të jetë falas.”

Por sa real është një premtim i tillë? Sipas të dhënave zyrtare të bashkisë Transporti Publik Urban në Tiranë përdoret mesatarisht nga rreth 200,000 persona në ditë duke pasur një kosto prej 248 milionë lekësh në një muaj.

Pra vetëm për të kompensuar biletat që paguajnë qytetarët bashkia duhet të akordojë një fond prej 3 miliardë lekësh në një vit, perllogarit mbulimin e shpenzimeve ABC news.

Ndërkohë që për shpenzime të tjera për transportin publik bashkia e Tiranës parashikon 4.5 miliardë lekë të tjera në buxhetin e viti 2023. Në këtë mënyrë nëse ky shërbim do ofrohej falas 7.5 miliardë lekë ose rreth 26% nga 28.8 miliardë lekë që është buxheti total i bashkisë do të shpenzohej vetëm për transportin publik.

Kostoja do të transferohej më pas po te qytetarët e madje disafish. Edhe pse do të kishin falas biletën 40 lekëshe të urbanit, qytetarëve të Tiranës do t’u mungonin shërbime të tjera cilësore, pasi një pjese të mirë te takasve dhe tarifave lokale që ata paguajnë për pushtetin vendor, nuk do të shkonin për mirmbajtjen apo investimet në shkolla e kopshte.

Që prej vitit 2013 shërbimi i transportit publik urban kryhet nga 11 operatorë privatë të cilët realizojnë shërbimin në 16 linja të ndryshme. Operatorët zotërojnë gjithsej një flotë prej 311 mjetesh ndërkohë që bashkia subvencionion të gjitha kategoritë në nevojë siç janë personat me aftësi të kufizuar, personat me ndihmë ekonomike dhe studentët, duke marrë parasysh të gjitha këto transporti public falas, nuk do të ofronte asnjë ndihmë reale për qytetarët në kushte të vështira ekonomike.

Në këtë mënyrë premtimi i Belind Këlliçit duket se është vetëm një tjetër premtim jo real, pas atij të Lulzim Bashës 12 vite më parë për ndërtimin e një tramvaji, i cili mbeti vecse ne deklaratat elektorale./m.j
Next Post
Duan nga Kolegji Berishën kryetar të PD, gafa e përfaqësuesit të Rithemelimit, nuk di datën kur u zgjodh drejtues i Foltores

Duan nga Kolegji Berishën kryetar të PD, gafa e përfaqësuesit të Rithemelimit, nuk di datën kur u zgjodh drejtues i Foltores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Hashim Thaçin bashkë me Hill të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë…”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

September 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Deklarata e fortë e Blushit: Thaçi u bë kurban, Kosova shpëton vetëm duke u bashkuar me Shqipërinë

September 21, 2026
“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com