• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja me qeverinë, Kreu i Shoqatës së Transportit: Ja sa do jetë masa e subvencionimit

by A R
16/04/2026 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, e mërkurë, 16 prill ka pasur një takim mes qeverisë dhe përfaqësueësve të transportit publik, ku qeveria ka vendour të subvencionojë karburantin për operatorët e transportit qytetas dhe ndërqytetas.

Gazetarja e Klan News, Ermelinda Hoxhaj dha më shumë detaje rreth këtij takimi ku u shpreh se është arritur një marrëveshje për subvencionimin lek për litër.

“Kjo është dita e dytë që është bllokuar transporti urban. Pati një reduktim të flotës së mjeteve me 40% por falë marrëveshjes që u arrit, një marrëveshje për subvencionim lek për litër e cila nuk është përcaktuar ende se sa do jetë vlera”, tha Hoxhaj.

Gazetarja Hoxhaj shtoi se mënyra e subvencionimit do jetë pak a shumë e njëjta si me krizën që ishte kur nisi lufta në Ukrainë.

“Ajo do përcaktohet në takimin që vjen javën e ardhshme midis shoqatës së transportit, ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave por edhe pushteteve lokale kryesisht por edhe bashkia e Tiranës që është më e madhja dhe ka një numër më të madh të linjave të transportit.

Është pak a shumë e njëjta mënyrë subvencionimi që është bërë nga qeveria si në krizën që pati në nisjen e luftës në Ukrainë kur edhe atëherë pati një rritje të çmimit të naftës”, theksoi Hoxhaj.

Ndërkohë Kreu i shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj në një intervistë për Klan News u shpreh se takimi me institucionet ishte konkret.

Memaj shtoi gjithashtu se masa e subvencionimit do jetë midis 50 dhe 70 lekë.

“Duhet të shkojnë të gjitha biletat në të njëjtin nivel. Është një marrëveshje e kërkuar nga ne. Kishte shumë qytetarë në stacione. Na u premtua që do zbardhet për dy ditë vendimi. Në fund të ditës është qytetari që ballafaqohet me kushte të këqija.

Reduktimi i mjeteve sjell pasoja edhe për turistët. Unë i përgëzoj edhe institucionet për angazhimin. Ky takim ishte konkret. Masa e suvenvionimi do jetë midis 50 dhe 70 lek, më e mundshmja është 70 lek. Për tre muaj do jetë 50 lek”, tha Memaj.

Next Post
Përballë një armëpushimi të brishtë në Iran, motivet elektorale të Netanyahut…

Përballë një armëpushimi të brishtë në Iran, motivet elektorale të Netanyahut…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2026

October 28, 2026
Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

October 28, 2026
Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

October 28, 2026
Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

October 28, 2026
Çupi: Goditja ndaj Presidentit, sulm i Kushtetutës. Akti i Rithemelimit, zgjatim i Berishës

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

October 28, 2026
“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In