• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano do përballojë kërkesat e ekonomisë për dekadat e ardhshme

by A R
16/04/2026 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e sotme plenare, më 16 prill, ministri për Energjinë dhe Infrastrukturën, Enea Karakaçi, zhvilloi një interpelancë të kërkuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri.

Gjatë fjalës së tij, ministri Karakaçi theksoi se porti i ri nuk është një projekt i ri në ide, por një investim strategjik që pasqyron ambicien e qeverisë shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Porti i ri detar i Integruar në Porto Romano nuk është një projekt i ri, por një projekt i cili pasqyron ambicien e qeverisë shqiptare për ta sjellë vendin në një nivel të zhvillimit ekonomik e strategjik.

Për dekada me radhë, porti i Durrësit ka mbajtur mbi supe përgjegjësi. Nuk ka sot asnjë port që të jetë në qendër të qytetit që të kryejë funksione industriale dhe sa i përket edhe të gjitha politikave të ndotjes mjedisore dhe të zgjerimit e zhvillimit të portit. Porti i Durrësit e ka të pamundur të zgjerohet. Projekti i Porto Romanos është i mirëmenduar, nga ekspertë ndërkombëtarë, dhe i aftë të përballojë kërkesat e mëdha të ekonomisë të dekadave të ardhshme”, tha Karakaçi.

Karakaçi shtoi se porti do të funksionojë jo vetëm si pikë hyrje-dalje mallrash, por edhe si “qendër rajonale” logjistike me magazina dhe qendra shpërndarjeje, ku sipas tij do të operojnë kompani vendase dhe të huaja.

Ministri deklaroi gjithashtu se Shqipëria synon të mos jetë më një vend tranzit, por një “nyje kyçe” në rajon, duke përmendur edhe kërkesën drejtuar NATO-s për krijimin e një baze detare të integruar në port, çka sipas tij do ta kthente Porto Romanon në një aset strategjik.

Next Post
Shtyhen tre interpelanca! “Kush e frenoi Porto Romanon?”, Karakaçi replika me Kaprin: Baza e NATO-s ambicie, ndaj e ndryshuam projektin

Shtyhen tre interpelanca! "Kush e frenoi Porto Romanon?", Karakaçi replika me Kaprin: Baza e NATO-s ambicie, ndaj e ndryshuam projektin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In