• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prangoset në Britani, biznesmeni më i pasur i Kroacisë

by Java News
08/11/2017 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni më i pasur i Kroacisë u prangos në Britani nën akuzën e përvetësimit të miliona parave nga kompania e tij gjigante e shitjeve me pakicë, duke e çuar atë në një falimentim masiv që është kthyer tanimë në shqetësim për Kroacinë e pjesë të tjera të Ballkanit.

66-vjeçari Ivica Todoriç, themeluesi i sipërmarrjes së madhe private për ushqim dhe shitje me pakicë, Agrokor, u paraqit në një gjykatë në Uestminster, ku avokati i tij tha se do të luftojë kundër ekstradimit. Gjykatësi i qarkut, Richard Blake, i dha Todoriçit lirimin me kusht dhe e detyroi të paguante një garanci prej 132 000 dollarësh.

“Konteksti në të cilin jua jap këtë garanci është dijenia se brenda këtij vendi dhe në mbarë botën, asetet tuaja janë të ngrira dhe aftësia juaj për të fituar para’ është e kufizuar”, tha gjykatësi. “Bëhet fjalë për një shumë mjaft të vogël krahasuar me shifrat që kam dëgjuar deri tani”, shtoi ai.

Ndër kushtet e vendosura biznesmenit është mbajtja e një byzylyku elektronik nga mesnata deri në 3 të mëngjesit, të paraqitet në një stacion policor të Londrës tre herë në javë dhe të heqë dorë nga dokumentet e tij të udhëtimit. Mbi 66-vjeçarin rëndon akuza e keqpërfaqësimit të biznesit dhe raporteve financiare të Agrokor-it, duke “fshehur shpenzimet, borxhet dhe pretendimet financiare”.

Todoriçi ishte vendosur në listën e të arratisurve më të kërkuar të kontinentit nga Europol-i, nën dyshimin e korrupsionit, falsifikimit të dokumenteve administrative dhe mashtrimit. Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç deklaroi të martën se çështja e Agrokor-it përbën skandalin më të madh në vend me “pasoja mbi stabilitetin e ekonomisë, kreditorëve dhe furnizuesve”. TCH

ma.me

Next Post
‘Me personalitet të mirë, s’ka rrezik…!’, si u lirua koka e bandës së kokainës nga gjyqtarja

'Me personalitet të mirë, s’ka rrezik…!', si u lirua koka e bandës së kokainës nga gjyqtarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

September 30, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Incidenti në fluturimin Dubai-Tel Aviv, Netanyahu: Bashkëpiloti tentoi të rrëzonte avionin

September 30, 2026
Berisha vijon akuzat nga Strasburgu: Rama ka ndërtuar narkoshtetin e parë në Europë, kërkova sanksione ndaj Serbisë

Berisha vijon akuzat nga Strasburgu: Rama ka ndërtuar narkoshtetin e parë në Europë, kërkova sanksione ndaj Serbisë

September 30, 2026
Serbia arreston 2 gra nën dyshimin e spiunazhit për Shqipërinë dhe Kosovën!

Serbia arreston 2 gra nën dyshimin e spiunazhit për Shqipërinë dhe Kosovën!

September 30, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Shkodër, një i vdekur nga përplasja e dy makinave! Humb jetën i moshuari, në timon shtetasi francez

September 30, 2026
Video intime të personazheve VIP po qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës njofton nisjen e verifikimeve!

Skandali me publikimin e videove seksuale: Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga Policia dhe Prokuroria

September 30, 2026
“Ndaloni shpërndarjen!”- Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

“Ndaloni shpërndarjen!”- Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

September 30, 2026
Von der Leyen për hetimet dhe SHISH: Prova se sistemi funksionon! Rama: Përgjegjësia politike, avaz i vjetër! Reformat nuk ndalen

Von der Leyen për hetimet dhe SHISH: Prova se sistemi funksionon! Rama: Përgjegjësia politike, avaz i vjetër! Reformat nuk ndalen

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

September 30, 2026
“Nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë”- Rama për dosjen e SHISH dhe hetimet ndaj Vlora Hysenit: Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre

“Nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë”- Rama për dosjen e SHISH dhe hetimet ndaj Vlora Hysenit: Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com