• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Von der Leyen për hetimet dhe SHISH: Prova se sistemi funksionon! Rama: Përgjegjësia politike, avaz i vjetër! Reformat nuk ndalen

by A. Q
30/09/2026 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se hetimet ndaj çështjeve të ndryshme janë dëshmi se sistemi i drejtësisë po funksionon, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se përgjegjësia e tij politike është vijimi i reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë diskutimit, von der Leyen u shpreh se zhvillimi i hetimeve tregon forcimin e sistemit dhe se proceset që po zhvillohen duhet të shihen si pjesë e funksionimit të tij.

Von der Leyen tha se:

“Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit”.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama tha se përgjegjësia e tij politike është që reforma në drejtësi të vijojë.

Edi Rama tha:

“Historia e përgjegjësisë politike është një histori, avaz, i përsëritur në pafundësi në mjedisin e diskutimit publik këtu dhe unë nuk pretendoj që t’ju bëj të ndryshoni. Përgjegjësia ime politike është 1 dhe vetëm 1, reforma në drejtësi të mos ndalet, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të gjithë. Të zhvillohet si një mision i sistemit. Sepse kemi qenë në këtë vend, në moshën e mjaftueshme për të gjykuar individualisht, ku gjërat që shohim sot dhe ndodhin sot as nuk mund të imagjinoheshin.

Gjërat që ndodhin sot dikur nuk mund të imagjinoheshin, ky vendi që po flas nuk ka qenë në shekullin e kaluar, por deri para reformës në drejtësi. Nëse pyetja juaj nënkupton që për përgjegjësitë individuale të njërit apo tjetrit duhet të përgjigjemi si në komunizëm, atë sistem e kemi ndryshuar. Nëse ju mendoni se kur një emërim bëhet, i lind përgjegjësia atij që emëron si rezultati i faktit që i emëruari mund të bëjë gabime rrugës, është mënyrë e të pari si në komunizëm.

Detyra jonë është të japim llogari për gjithçka çfarë po bëjmë dhe kushdo që tradhton, duhet të përballet me anën tjetër të pushtetit, që është drejtësia. Kjo është demokracia. Në Francë ministri i drejtësisë u akuzua për pedofili, nuk u largua nga detyra. Presidenti vetëm ia la në dorë drejtësisë dhe më pas ministri doli i pafajshëm dhe qëndroi në detyrë. E sigurt është se askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat e një veprimi që hyn në sferën e drejtësisë. Këtu nis dhe mbaron përgjegjësia ime politike”.

Next Post
Gjykata e Apelit në SHBA pezullon ekzekutimin e të dënuarës në minutën e fundit -

Gjykata e Apelit në SHBA pezullon ekzekutimin e të dënuarës në minutën e fundit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com