• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poshtërimi/ Nuk ka vend te United, legjenda Schweinsteiger stërvitet me U-19

by A R
19/08/2016 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur një futbollist i njohur Manchester United pa Bastian Schweinsteiger te dhomat e zhveshjes së skuadrës U-21, e pyeti gjermanin: “Çfarë dreqin po bën aty?” Ndoshta kjo është pyetja që kampioni i botës i bën vetes çdo ditë. Tetë herë fitues i Bundesliga, Schweinsteiger nuk është më duke biseduar me Wayne Rooney dhe David de Gea, por e sheh veten i rrethuar nga të rinjtë e United. Të enjten, më 28 korrik, Schweinsteiger mbërriti në kompleksin stërvitor në Carrington. Kishte pasur zëra se e ardhmja e tij në klub ishte në dyshim, por ajo që ndodhi në ditët në vijim ishte me të vërtetë befasuese…

Trajneri i ri, Jose Mourinho, tha publikisht se karriera e gjermanit te Manchester United kishte mbaruar dhe se prej kohësh i ishte komunikuar menaxherit të tij që të kërkonte një ekip tjetër, sepse nuk do të stërvitjen më me ekipin e parë. Schweinsteiger u informuar se mund të stërvitej me ekipet U-19 dhe U-21 për të ruajtur formën deri në momentin e transferimit. Ishte një poshtërim për një lojtar të këtij niveli dhe vëllai i tij Tobi shkroi në “Twitter”: “No respect.” Që nga ajo ditë, Schweinsteiger ka ndjekur një fazë përgatitore individuale në Carrington, si figurë e izoluar, por jo si në rastin e Victor Valdes. Spanjollit i shkoi edhe më keq kur refuzoi urdhrin e Van Gaal për të luajtur me ekipin U-21. Portierit iu dha një program i shkruar dhe orari i tij në klub nuk duhet të përkonte kurrë me atë të ekipit të parë.

Trajtimi që Mourinho i ka bërë Schweinsteiger ka qenë në kufijtë e të lejueshmes dhe dihet që gjermani nuk e shijon më jetën në Manchester. Bashkëshortja e tij, tenistja Ana Ivanovic, ka qenë në Lojërat Olimpike dhe Bastian ka qenë vetëm, por gjithsesi është takuar me disa shokë të skuadrës së parë, të cilët e kanë ruajtur simpatinë për mesfushorin. Jesse Lingard është parë duke darkuar me Schweinsteiger, ndoshta ka marrë ndonjë këshillë si të bëhet kampion i madh, por edhe mos të gjendet në situata si ajo e ish-mesfushorit të Bayern në “Old Trafford”. Schweinsteiger shkoi te United me bindjen se do të linte gjurmë në Premier League, por dëmtimet dhe forma e dobët e kanë penguar në synimin e futbollistit që u martua në Venecia gjatë muajit të kaluar.

Alarmi duhet të kishte rënë që kur Bayern e lejoi të largohej për vetëm 10 milionë euro dhe Pep Guardiola deklaroi se gjatë tre viteve për asnjë moment nuk e kishte pasur Schweinsteiger në gjendje të mirë fizike. Blerja e Schweinsteiger u pa si sinjal i kthesës në merkato nga “djajtë”, por shkeli rregullin dhe këshillën e dhënë nga Sër Alex Ferguson. Që nga viti 2010, Manchester United ka blerë vetëm tre futbollistë mbi 27 vjeç. I pari ishte Van Persi, i marrë 29 vjeç nga vetë Ferguson. I dyti ishte pikërisht Schweinsteiger, ndërsa i tretë Zlatan Ibrahimovic, i ardhur gjatë kësaj vere. Schweinsteiger luajti vetëm 13 ndeshje në Premier League, për herë të fundit është parë në fushë kundër Sheffield United në Kupën e Anglisë, në janar. Përkushtimi i tij ngjalli dyshime edhe mes futbollistëve dhe Van Gaal hoqi dorë prej tij raporton BW. Schweinsteiger, nga ana e tij, nuk ka qenë kurrë i përshtatur me lojën e kërkuar nga Van Gaal.

Mourinho, sapo mori drejtimin e ekipit nxitoi të sqaronte se Manchester United do të mbante vetëm një mesfushor me përvojë dhe ai do të ishte idhulli i tifozëve, Michael Carrick. Por problemi për “djajtë” është se kanë në bordero një 32-vjeçar kampion bote që është përzënë nga Guardiola dhe Mourinho dhe do të paguhet me 200 mijë euro në javë deri në qershor 2017. Në dy vitet e ardhshme, nëse ai nuk firmos për një klub tjetër, Manchester United do të paguajë 20 milionë euro për Schweinsteiger. Gjithsesi, gjasat më të mëdha janë që Schweinsteiger të largohet./a.m.

Next Post
FOTO/ 100 vite histori të Marubit, thesaret shqiptare shkojnë në Hollandë për ekspozim

FOTO/ 100 vite histori të Marubit, thesaret shqiptare shkojnë në Hollandë për ekspozim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In