• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ 100 vite histori të Marubit, thesaret shqiptare shkojnë në Hollandë për ekspozim

by Java News
19/08/2016 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup fotografish të rralla nga fondi i vyer Marubi, do të ekspozohen nga 16 shtatori deri me 27 nëntor në Amsterdam, në Muzeun e Fotografisë FOAM.

Ekspozita ku përmblidhen foto të përzgjedhura me kujdes nga koleksioni i pasur i fototekës Marubi do të ketë titullin “Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare” dhe do të shpalosë për publikun e huaj fotografitë e përzgjedhura nga 1856 deri 1959.

Tre breza fotografësh që kanë realizuar portrete në studio të cilat variojnë nga subjekte të borgjezisë urbane, barinj, personazhe nga koha e perandorisë osmane dhe Mbretit Zog e deri tek kriminelët, aktorët e famshëm dhe piktorët, do të prezantohen për publikun art dashes të Amsterdamit.marubi

Rreth vitit 1850, jo shumë kohë pas shpikjes së fotografisë, italiani Pietro Marubi erdhi në Shkodër për të zhvilluar punën e tij. Në qytetin verior ai instaloi studion e parë fotografike në rajon.marubi

Pas vdekjes së Pietros, asistenti i tij Kel, mori të njëjtin mbiemër dhe zhvilloi më tej studion fotografike të cilën ja kaloi më pas djalit të tij Gegë Marubi.

Grumbullimi i koleksionit të madh me rreth 150.000 negative është interesant nga pikëpamja historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike, po ashtu dhe nga aspekti i njohjes së këndvështrimit të artistit.

Ngjarjet nga historia e trazuar e Shqipërisë, që nga kohërat osmane deri në periudhën komuniste, ritualet sociale, kostumet folklorike dhe portretet sociologjike interesante janë gjithçka që gjendet në këtë ekspozitë. Ky koleksion është një hyrje në historinë e pasur fotografike të një vendi të izoluar evropian që shpesh neglizhohet.marubi
Ekspozita “Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare”, është pjesë e një serie ekspozitash të fotografive të realizuara në studio që FOAM ka prezantuar ndër vite duke përfshirë portrete nga Isfahan, Foto Galatasaray, Maryam Sahinyan’s Photo Studio dhe Disfarmer – The Vintage Prints. Kjo pasqyron një interes në rritje të fotografisë dhe vlerave të saj artistike, kulturore dhe sociale përgjatë njëzet viteve.

Ekspozita e Amsterdamit organizohet në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Marubit në Shkodër dhe përkrahet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Kleurgamma. FOAM është mbështetur nga BankGiro Lotari, De Brauw Blackstone Westbroek, Delta Lloyd, City of Amsterdam, Olimp dhe Fondacioni VandenEnde.

Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Fotografisë, një event që frymëzon mijëra fotografë për të bashkëndarë një fotografi të tyre me të gjithë botën. Sot janë shënuar 177 vite që prej fotografisë së parë në botë ndaj po ndajmë me ju një pamje në studion e Pietro Marubbit ku pozojnë vëllezërit Mati Kodheli (mbi gomar) dhe Kel Kodheli Marubi (në cep) i cili do të trashëgojë më vonë artin e fotografisë.
/shqiptarja.com/a.k
marubi
marubi

Next Post
Guardiola i jep duart Hartit

Guardiola i jep duart Hartit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In