• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poshtërimi i SPAK nga Berisha, tregon problemin real që ka opozita

by Mero Baze
08/09/2023 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në kushtet kur SPAK ka dërrmuar autoritetin e qeverisë duke arrestuar ministra zëvendëskryeministër, deputetë pesë kryetar bashkisë dhe rreth 40 zyrtarë të lartë, natyrisht çdo opozitë në botë do të ishte e lumtur. Në një farë mënyre SPAK po bën atë që ata nuk e bëjnë dot dhe po forcon në Shqipëri autoritetin e ligjit ndaj zyrtarëve të shtetit.

Kryeministri I vendit po I mban nervat dhe po kafshon gjuhën duke shtuar paralajmërimet ndaj të vetëve se janë të zbuluar para ligjit dhe duke I dhënë mbështetje SPAK.

Të njëtën gjë ka bërë dhe Lulzim Bash anë emër të Partisë Demokratike zyrtare. Ai ka mbështetur çdo veprimtari të SPAKU dhe ka pranuar se do të bashkëpunojë me drejtësinë për çdo rast, duke e njohur reformën në drejtësi si një vepër dhe të partisë së tij.

Përkundër tij, Sali Berisha, ai që pretendon se udhëheq opozitën më të madhe në vend,  dje u shfaq në televizionin e djalit të tij, për të poshtëruar SPAK, duke I kërcënuar “të guxojnë të nxjerrin këmbën nga rrethi”.
E përsëriti disa herë duke folur me kode si një mafioz plak, që u kujton bashkëpunëtorëve ngjarje dhe histori që I “komprometojnë”, duke thënë fjali pa kuptim ose gjysmë kuptimi, duke përmendur emra në pushtet si të përzier me ta dhe duke këmbngulur “po ua mbajti le ta nxjerin këmbën nga rrethi.”

Egërsia me të cilën fliste për SPAK, detajet që përmendte si kode mafiozësh, dhe historitë gjysmake që tentonte të tregonte, plotësojnë tërësisht portretin e një njeriu të kapur nga krimi dhe panikosur nga drejtësia, që në orët e fundit të tij bën si I fort, dhe dërgon mesazhe poshtëruese për të treguar që atë nuk guxojnë ta prekin.

Dhe në këtë anë, ai ka me vete historinë. Çfarë nuk ka bërë këto 32 vjetë dhe nuk e kanë prekur. Është I pari që ka shkatërruar zgjedhje, I pari që ka bërë luftë civile në vend me mijëra viktima, I pari që ka nxjerr në prit dhe ka varë themeluesin e PD, I pari që ka vrarë për të vjedhur në Gërdec, dhe

I pari që ka pushkatuar njerëz pa u pyetur kurrë për asgjë nga këto me 21 Janar 2011. Si I tillë ai e ka krijuar mitin e të paprekshmit në këtë vend, dhe kërcënimet e tij poshtëruese ndaj SPAK, ngjajnë të besueshme në vazhdimin e kësaj tradite.

Shumica e shqiptarëve besojnë vërtet se Berisha mund ta poshtëroj SPAK, mund ti telendisë ata prokurorët, dhe ata të mos guxojnë ta prekin për asgjë që ka bërë këto 32 vite.

Por le ta lëmë mënjanë këtë se çfarë do bëj SPAK se ajo është punë e SPAK, jo puna jonë. Puna jonë është të diskutojmë se si mund të jetë shpresë dhe opsion për pushtet në një vend, një udhëheqës opozite që gjithë energjitë e tij I harxhon të poshtërojë drejtësinë duke e kërcënuar të mos merret me të apo fëmijët e tij hajdutë.

Përveçse tregon arsyen e vërtet pse ai nuk shkon në shtëpi , por shkatërron opozitën për hallin e vet, ai nga ana tjetër po na tregon ne më shpejt se SPAK, (si me qenë Klodiana Lala), se djali I tij dhe vajza e tij janë nën hetime intensive, njëri për boronicat e Gërdecit (dhe jo 26 të vrarët e Gërdecit për ironi të fatit), e tjetra për aferën e Klubit Partizani.

Pra gjithë ai tërbim I Sali Berishës, gjithë ajo gjuhë mafioze me kode dhe turfullime shpellari, gjithë ajo përpjekje për ti poshtëruar prokurorët e SPAK, janë thjeshtë gjuha e një njeriu të frikësuar që dekonspiron dhe motivin pse ai ka zaptuar opozitën.

Një udhëheqës opozitarë I qetë që synon pushtetin, do ti kishte thurur sot SPAK, himnet më të mëdha të mundshme dhe mund të kufizohej vetëm nga droja se mos I thoshin se po përdor SPAK për të ardhur në pushtet, me ato që SPAK ka bërë kundër pushtetit.

Vetëm Sali Berishës dhe opozitës sonë mund ti ndodh që SPAK praktikisht ti lidh kundërshtarin me pranga, dhe ky të ulërij e ti thotë mos mu afro se të vrava. Kjo tregon sa e kapur është lidershipi I opozitës dhe pse ai nuk ngjall shpresë kurrë.

Do të mjaftonte vetëm mënyra se si ai flet për SPAK, gjuhën  mafioze që përdor, fokusimin e tij tek detaje për të na treguar se ai e përgjon SPAK çfarë bën natën dhe ditën, ku shkojnë, ku hanë ku flenë, ku marrin dosje, ku blejnë letra higjienike etj., për të kuptuar se ky njeri nuk ka rival as Edi Ramën as Lulzim Bashën por SPAK.

Pra “ai jeton e punon si në rrethim nga SPAKU” siç do thoshte Tritan Shehu dikur në rininë e tij.

Next Post
PD nuk garon në Kukës, deputeti Agalliu: Basha ka kërkuar të ketë një kandidat të vetëm

PD nuk garon në Kukës, deputeti Agalliu: Basha ka kërkuar të ketë një kandidat të vetëm

Comments 1

  1. Sotir Margjeka says:
    3 years ago

    Deri sa SPAK-un e ka drejtuar Arben Kraja, i cili vazhdon të jetë prokuror po në këtë institucion, është i parashikuar edhe rezultati i punës goditëse ndaj mafiozëve Sali Berishë & Co dhe Ilir Metaj & Monika Kryemadhi & Co.
    Sali Berisha u ka skanuar pasurinë, veset, pisllëqet dhe koorupsionin, këtyre SPAK-istëve, më mirë se çdo
    institucion tjetër, bile edhe atyre investigative, dhe si rezultat, këta të fundit qepin gojën dhe u mbahet fryma, sa herë që “i plotfuqishmi mafies” i kërcënon, duke u druajtur dhe përmjerrë në pantallona se mos u nxjerr emrin. Sali Berisha, këta ika tredhur për koqesh, prandaj sillet duke tollovitur koqet me kecat e SPAKUT, duke ja lënë “inisiativën investigative” Klodiana Llallës, si njëherë e një kohë, sekretaret e partisë me shkollë partie në vakt të Sekretarit të Partisë, shokut besnik Sali Ramë Berisha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In