• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Politika është dinamike”/ Nga kritik me Bashën, tani i zgjedhur në PD, Kulluri: Populli opozitar që nuk e do Berishën, e ka kryetarin

by Java News
12/09/2023 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, i ftuar në rubrikën “Opinion, në News24, foli për situatën brenda Partisë Demokratike dhe lëvizjen e tij të fundit politike.

Kulluri foli për bashkëpunimin e tij me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ku tha se ka marrë ftesë prej tij që prej nëntorit të vitit të kaluar dhe kjo tregon një reflektim dhe akt politik.

Në lidhje me situatën brenda PD-së, ai tha se tashmë janë dy parti, teksa shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk arriti dot të bashkonte PD-në.

“Qëndrimi im ndaj Bashës nuk është personal, por politik. Kam qenë i qartë që zgjedhjet nuk do fitoheshin që në vitin 2021, kjo për mungesën e besimit të shqiptarëve. Basha më ka ftuar të bisedojmë që prej nëntorit të vitit të kaluar. Ky insistim tregon se ka një reflektim serioz dhe të thellë. Prania e Kadillit si rival i Bashës është sinjal i qartë. Sot kemi dy PD, dhe jo një. Do doja që të kishte një parti. Politika është dinamike. Ajo që them unë është se ky popull opozitar që nuk e do Berishën, kanë kryetar Bashën.

Pse u ktheva në PD? u ktheva, pasi kanë ndryshuar kushtet. Ky është veprim i drejtë besoj. Basha reflektoi kur më ftoi për diskutime, kjo tregon se ka një reflektim. Rithemelimi, më 6 mars dhe 14 maj, dështoi në mënyrë spektakolare për të rrëzuar qeverinë e Ramës. Çfarë e pengoi Berishën të fitonte në shtëpi, në Tropojë? Pse nuk fitoi? Apo në Kukës. Palët nuk e kanë parë të vërtetën në sy. Jemi në një situatë tjetër, kemi dy parti. Në momentin që Basha fton rivalët  e vetë, tregon reflektim.

Berisha nuk arriti dot të bashkonte PD-në, çfarë do që të bëjë nuk fiton dot ato 100 mijë vota pasi ndarja është e qartë. Në këtë situatë me 2 parti çfarë do bëjmë? O do rrimë në shtëpi, ose do japim kontribut.”, u shpreh Edvin Kulluri./m.j

Next Post
“Të tregojë a është me amerikanët apo Berishën?!”/ Kadilli sulmon Bardhin: Një njeri që e fillon politikën ministër, s’është politikan!

"Të tregojë a është me amerikanët apo Berishën?!"/ Kadilli sulmon Bardhin: Një njeri që e fillon politikën ministër, s’është politikan!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com