• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Polemika për vrasjen e Liridonës/ Analisti i përgjijget Pacollit pas akuzave për shantazh: Ai ka paratë, unë…

by Java News
20/12/2023 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e disa javëve më parë e analistit Arjan Curri në emisionin “Top Story” të Gruda Dumës, ku implikonte emrin e politikanit Behgjet Pacolli, në vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti Naim Murseli, hapi një “front” reagimesh mes palëve.

Në një deklaratë publike në rrjetet sociale Pacolli e akuzoi analistin Curri për shpifje dhe deklaratat e tij si një tentativë për ta shantazhuar.

“Pas një udhëtimi të gjatë, vura re një grumbull lajmesh dhe opinionesh të ndara kohët e fundit. Gjithashtu kam vënë re se disa individë, me qëllime të këqija, me shpifje dhe deklarata të pasakta të shfaqura në TV, tentuan të më shantazhojnë dhe të kontaminojnë emrin tim dhe të poshtërojnë integritetin e familjes sime.
Ju zoti Arjan Curri që nisët këtë akt të shëmtuar me shpifjet dhe gënjeshtrat tuaja nuk keni të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë objekt bullizmit të vazhdueshëm, nga miqtë e tij për shkak të deklaratave të juaja false dhe mashtruese, Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime.”, shkruan në reagimin e tij Pacolli.

Sot, Curri i është përgjigjur Pacollit në faqen e tij në Facebook ku shprehet se asnjë deklaratë e tij dhënë në emisionin “Top Story”, të Grida Dumës, nuk e përfshin Pacollin në vrasjen makabre të Liridona Ademaj (Murseli). Ai shton se “është kontaktuar nga disa ambasada perëndimore, të cilat kanë dokumentuar statuset e Pacollit dhe të njerëzve përreth tij dhe madje ka dhënë shpjegimet e tij, pas kërkesës së tyre”

“U njoftova nga kolegët dhe pashë me habi një qëndrim të Behgjet Pacollit, i cili më akuzonte nominalisht (me emër) se me deklarata të mia të rrejshme, i kam lënduar familjen. Bashkë me kolegët, e pamë disa herë emisionin Top Story nga Grida Duma, ku diskutohej për vrasjen makabre të Liridonës, e dyshuar nga i shoqi, në sy të fëmijëve. Në asnjë deklaratë timen nuk gjetëm asgjë të thënë prej meje, që të mbështesë insinuatat që z. Pacolli bën për veten, madje nuk e kuptojmë pse ai e ka përfshirë veten në këtë histori?

Në të gjithë botën, mediat serioze, kur ka vrasje të kësaj natyre, që tronditin opinionin publik, marrin në analizë çdo pistë të mundshme dhe kur për vrasje akuzohet një këshilltar ministri, ato hetojnë të kaluarën e vrasësit, si u promovua ai në politikën e lartë, mbi çfarë kriteresh dhe meritash, për cilat kontribute shoqërore apo shkencore, cili ishte kurrikulumi i tij, a ishte ai psikolog, politolog, fizikant, analist, a kishte ai një karrierë të spikatur në shkencë, art apo politikë? Si ka mundësi që ai shfaqet kudo në korridoret e politikës në Prishtinë, madje edhe në sallonet mondane ndërkombëtare? Askush në këto raste nuk mund të ankohet pse media e lirë bën punën e vetë, sidomos një politikan.

Për një gjë, megjithatë, Pacolli ka të drejtë, ne nuk ndajmë të njëjtat vlera. Ai ka përparësi lekun, unë njeriun. Edhe unë jam kumbar në një familje shqiptare, kumbari e adopton shpirtërisht fëmijën që i pret flokët, bëhet si babai i tij para Zotit. Ai gjendet në çdo çast të lumtur dhe të trishtuar të familjes, me të cilën lidh këtë miqësi të shenjtë. Nëse, larg qoftë, do t’u ndodhte një tragjedi e ngjashme, që la pa frymë çdo shqiptar, unë do të ndërprisja çdo aktivitet biznesi dhe do t’u gjendesha pranë, mund të humbisja ca parà, por do të fitoja respektin dhe nderimin e gjithë shqiptarisë. E inkurajoj Behgjet Pacollin të mbështesë median e lirë, në kryerjen e detyrës së vetë, në kërkim të së vërtetës, si njeri i ekonomisë së tregut të lirë që është. Nëse mendon ndryshe, le t’u drejtohet organeve të drejtësisë, por e përsëris, unë mbaj përgjegjësi për ato që them vetë, jo për imagjinatën e rrjeteve sociale.”, shkruan Curri.

/f.s

Next Post
I burgosuri i Peqinit: Vrasje me pagesë, Mjacaj kërkoi ta sillnin te sektori i dy të dënuarve. I qëlloi me armë nga dritarja

Flet babai i Sokol Mjacajt: S'dua ta shoh me sy, jam degraduar. Ja kur e kam takuar për herë të fundit

Comments 1

  1. Leka says:
    3 years ago

    O Curr duke marr neoer goje nje sere njerzish nuk besoj se do njeriun dhe jo parane.Mos kujto se del tek Cani dhe Duma je perfaqesues absolut i te vertetes. Meri shtruar gjerat dhe njerezve mos i bjer ne qafe por analizen bazoje ne fakte dhe jo ne aludine

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In