• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pritja si fat i një shoqërie – Maqedonia e Veriut mes të ardhmes së premtuar dhe të tashmes së ngrirë

by Liridona Beqiri
03/06/2026 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

Ka një gjë që funksionon për mrekulli në Maqedoninë e Veriut- pritja. Presim reforma. Presim drejtësi. Presim investime. Presim Bashkimin Europian. Presim autobusë. Presim rroga më të mira. Presim që fëmijët tanë të mos ikin. Presim një të ardhme në të cilën ata nuk do ta shohin largimin si projektin e vetëm racional të jetës së tyre. Një pritje që është bërë sistem.
Ka një lodhje që ndihet sot në shoqërinë tonë. Një heshtje kolektive mes njerëzve që nuk presin më shumë nga politika, sepse pritja e gjatë i ka mësuar të mos presin asgjë. Një mbledhim nëpë kafene ku bisedat për politikën mbarojnë me një ngritje supesh. Dikur, një padrejtësi trondiste. Sot konsumohet.. Sot e dëgjojnë lajmin, tundin kokën dhe vazhdojnë ditën. Jo sepse nuk u dhemb, sepse dhembja është bërë e përsëritur, dhe përsëritja e ka kthyer reagimin në reflekse të ftohta. Dhe kështu, ngadalë, pa e kuptuar, kemi filluar të humbim aftësinë për t’u habitur.. E një shoqëri që nuk habitet më, ka filluar të pajtohet me gjithçka.
Më lind pyetja: A po stagnon shteti? Apo kemi filluar të stagnojmë si shoqëri? Sepse kur ngec një qeveri, mund të zëvendësohet. Kur ngec një ekonomi, mund të ringrihet. Por kur ngec imagjinata kolektive e një populli për të ardhmen e vet, atëherë vendi nuk humbet vetëm vite por humbet drejtimin sepse shtetet nuk stagnojnë vetëm ekonomikisht- stagnojnë edhe emocionalisht.

Normalizimi i ngecjes
Ka vende që bien dhe ka vende që ngecin, dhe dallimi mes tyre nuk është gjithmonë i dukshëm në fillim. Rënia të tremb sepse e sheh, sepse ka zë, ka shenja, ka dramë. Stagnimi është më i rrezikshëm, sepse mësohesh me të. Maqedonia e Veriut nuk po jeton një tragjedi të madhe. Po jeton diçka më tinëzare: normalizimin e ngecjes.
Të njëjtat debate, të njëjtat premtime. Të njëjtat pengesa që shfaqen me emra të ndryshëm . Të njëjtat arsyetime që ndryshojnë formë por jo përmbajtje . Një ekonomi që rritet më ngadalë se pritjet, institucione që reformohen më ngadalë se problemet, një rrugë europiane që zgjatet sa herë duket se po afrohet fundi.
Dhe në këtë cikël të përsëritjes, ndodh transformimi më i rrezikshëm shoqëror: pika ku zhgënjimi nuk prodhon më revoltë por prodhon indiferencë. Dhe indiferenca është forma më e sofistikuar e humbjes.

Republika e justifikimeve
Një vend ku askush nuk ka faj, dhe pikërisht kjo është forma më e sofistikuar e fajit kolektiv. Politikanët fajësojnë opozitën. Qeveria fajëson të kaluarën, sikur e shkuara të jetë ende në zyrë dhe të ketë veto mbi të tashmen. E kaluara fajëson historinë. Historia fajëson gjeografinë. Dhe gjeografia, fatkeqësisht, nuk ka zë të mbrohet.
Ndërkohë, kemi ndërtuar një kulturë ku opinioni ka fituar status më të lartë se kompetenca. Gjysma e vendit po jep këshilla, ndërsa gjysma tjetër po jep intervista. Dhe në këtë ekuilibër të çuditshëm, shumë pak njerëz po japin zgjidhje. Në këtë atmosferë, përgjegjësia është bërë jetime, pa adresë, pa pronar, pa kthim. Të gjithë flasin në emër të së ardhmes, por askush nuk merr përgjegjësi për të tashmen.

Politika nga distanca
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë një fat të çuditshëm. Përveç problemeve të tyre, duhet të merren edhe me zgjidhjet që ua sjellin të tjerët, shpesh të pakërkuara dhe gjithmonë të sigurta, sepse nuk testohen kurrë në realitetin që i prodhon pasojat.
Sa herë afrohen zgjedhjet në rajon, papritur ky vend shndërrohet në projekt të hapur politik. Të gjithë na duan, të gjithë shqetësohen për ne, të gjithë e dinë më mirë se ne se çfarë na duhet. Disa na tregojnë si duhet të votojmë, disa si duhet të mendojmë, disa si duhet të përfaqësohemi…!
Por politika nga distanca ka një avantazh të madh: Nuk paguan kurrë koston e fjalëve të veta. Mund të projektosh pritshmëri kur nuk përballesh me realitetin që ato krijojnë. Dhe mund të flasësh në emër të shqiptarëve pa u pyetur kurrë nëse ata të kanë autorizuar ta bësh këtë.
Në fund, shqiptarët këtu nuk jetojnë me deklaratat, por me rezultatet. Nuk jetojnë me delirin e aktorëve politikë, por me pasojat konkrete të vendimeve që prekin përditshmërinë e tyre. Nuk jetojnë me narrativat, por me realitetin që prodhohet diku tjetër dhe zbret këtu si një e dhënë e gatshme, e pakontestuar, por gjithmonë e detyrueshme për t’u përballuar.
Respekti për shqiptarët e këtij vendi fillon duke i dëgjuar ata dhe duke e vlerësuar punën e tyre, jo duke folur në emrin e tyre. Dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme idenë se zëri politik i shqiptarëve këtu nuk ka nevojë për zëvendësim, as për interpretim nga jashtë, por për njohje dhe respekt të plotë si realitet politik më vete, si pjesë aktive e ndërtimit të shtetit dhe si faktor i domosdoshëm i stabilitetit të tij.

Por ndërkohë, mes atyre qe flasin për ne nga larg dhe atyre qe vendosin për ne nga afër, ne vazhdojmë të presim.
Presim që justifikimet të konsumohen para se të konsumohen njerëzit. Presim që përgjegjësia të gjejë një adresë. Presim investime në një vend ku shpresa largohet më shpejt se kapitali. Presim reforma. Presim Bashkimin Europian.
Dhe kështu, pritja mbetet e vetmja politike që nuk ka nevojë për përfaqësim!

Next Post
Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzohet se nuk veproi në momentin e ngjarjes, arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme

Akuzohet se nuk veproi në momentin e ngjarjes, arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme

June 3, 2026
Shqipëria zgjidhet Presidente e Forest Europe, reagon Rama: Shqipëria e tradhtarëve sapo u zgjodh me votë, si ka mundësi që…

Shqipëria zgjidhet Presidente e Forest Europe, reagon Rama: Shqipëria e tradhtarëve sapo u zgjodh me votë, si ka mundësi që…

June 3, 2026
Zbrazën llogaritë bankare të klientëve, arrestohen disa persona, mes tyre dy drejtuesit

Zbrazën llogaritë bankare të klientëve, arrestohen disa persona, mes tyre dy drejtuesit

June 3, 2026
Miqësorja e sotme me Izraelin/ Policia blindon Tiranën, bllokime në 10 akse rrugore dhe masa të rrepta sigurie

Miqësorja e sotme me Izraelin/ Policia blindon Tiranën, bllokime në 10 akse rrugore dhe masa të rrepta sigurie

June 3, 2026
Trump firmos urdhrin e ri për Inteligjencën Artificiale dhe Silicon Valley, SHBA rrit mbikëqyrjen mbi modelet e avancuara

Trump firmos urdhrin e ri për Inteligjencën Artificiale dhe Silicon Valley, SHBA rrit mbikëqyrjen mbi modelet e avancuara

June 3, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

June 3, 2026
Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

June 3, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Pritja si fat i një shoqërie – Maqedonia e Veriut mes të ardhmes së premtuar dhe të tashmes së ngrirë

June 3, 2026

2/3 të kënaqur me Reformën në Drejtësi, por…

June 3, 2026
Rama reagon sërish pas protestës për Zvërnecin: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve

Rama reagon sërish pas protestës për Zvërnecin: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In