• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet babai i Sokol Mjacajt: S’dua ta shoh me sy, jam degraduar. Ja kur e kam takuar për herë të fundit

by Java News
20/12/2023 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fran Mjacaj, babai i Sokol Mjacaj, i cili vrau në qeli të dënuarin Arben Lleshi, distancohet nga krimi i kryer nga i biri.

Në një intervistë për Klan News, 77-vjeçari tregon se nuk do që ta shohë më me sy djalin e tij. Ai shpjegon se nuk ka pasur marrëdhënie që kur kreu krimin monstruoz, vrasjen e dy turistëve çekë.

“Unë e kam taku vetëm kur ishte në kampin (burgun) e Shënkollit, as kur ishte në Krujë nuk kam shku se nuk kam pas mundësi se jam i sëmurë. I vëllai e ka takuar dhe e ka ndihmu boll. Pas kësaj ngjarje, nuk më bahet as me fjet, as me u zgju, as me pa Sokolin dhe as me pa askënd. Jam prish në zemër, mosha bën të veten, jam degraduar komplet.”

Fran Mjacaj thotë se as ai dhe as djali tjetër nuk kanë pasur asnjëherë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm në burg.

“Çfarë duhet me ba unë, çfarë detyrimesh kam. Për ngjarjen jena mërzit shumë shumë, jena ba me vra vedin, asht punë e panevojshme për mendimin tem, asht shumë e rëndë. Nuk asht dakord askush, nuk e dimë pse, për çfarë motivesh, për çfarë nuk di ça me thanë ato punë i dinë vetë, se ça kanë brenda për brenda e dinë vetë.

Ne si familje, unë bashkë me djalë nuk kemi dit se ku është, e a ka patur sherr me njeri, për kështu punësh absolutisht në botë. Për Sokolin unë nuk e di se nga ka dalë mendsh vetëm at punë s’ka pas pse e ban, dhe si mund të jetë fut aty brenda e dinë ata. Ne nuk e mendonim kurrë se Sokoli ban ashtu punësh.”

Fran Mjacaj, shpreh keqardhje edhe për punonjësit e burgjeve që u shkarkuan nga detyra dhe u arrestuan, si shkak i vrasjes së kryer nga djali i tij.

“Më ka ardh keq për njerëzit e shtetit, më vjen keq se asht marrë dikush në qafë, nuk e kanë me borxh për poshtërsirat që mund të bajnë të dënuarit. Më vjen shumë keq për personelin e atyne që kanë shërbyer në kamp si ushtarak, me u ndodh fatkeqësi se me kanë thanë se janë shkarku disa njerëz në kampin e Peqinit.”

Fran Mjacaj jeton i vetëm, pasi djali i vogël ndodhet jashtë shtetit ndërsa gruaja i ka vdekur. Ai jeton në kushte të vështira ekonomike dhe varfëri të tejskajshme siç tregon kjo video gjatë kontrolleve që kreu policia pas vrasjes në burgun e Peqinit./m.j

Next Post
Rezoluta për sulmet në Veri, deputeti i PD: Për turp! Shqipëria duhet të buçiste për Kosovën, Rithemelimi e PS paskan rënë dakord të…!

Drafti për komisionet hetimore miratohet nga PS, nënkryetari i PD: Po kufizohet hapësira parlamentare e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com