• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Po sikur ta besojnë vërtet gjithçka që thonë?

by Java News
02/05/2026 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Jemi mësuar të dëgjojmë deklarata nga më të ndryshmet nga ata të cilët drejtojnë vendin, disa aq të shkëputura nga realiteti, sa që ndonjëherë të bën përshtypje si mund t’i thonë e të përmbahen për të mos qeshur. Mjafton të çosh kanalin e TV në çfarëdo momenti të ditës aty ku lideri i opozitës Sali Berisha është duke folur dhe do të mendosh se po dëgjon martirin më të madh politik që ky vend ka prodhuar ndonjëherë, e jo dikë i cili ka udhëhequr vendin për periudha të konsiderueshme kohe, influenca e të cilit në politikë ka qenë mjaft e madhe edhe kur është gjendur në opozitë. Mund të mendosh gjithashtu se partia që ai drejton, gjendet nën një kërcënim ekzistencial të jashtëm sepse është tepër demokratike… Kjo, e thënë nga një lider, i cili në një shkëmbim të fundit në rrjetet sociale, deklaroi se partia e tij është më demokratikja në vend, në të njëjtën kohë kur ka skualifkuar çdo kandidat që guxoi të shprehte dëshirën për të garuar përballë tij. Madje, edhe ata që me gjasë i kishte zgjedhur vetë për t’i mposhtur.

Nga ana tjetër, shumica në pushtet ofron anën tjetër të të njëjtit imazh. Nëse dëgjon mjaftueshëm ato që thonë, do të bindesh se Shqipëria është në rrugë e sipër për t’u kthyer në një lloj Zvicre ballkanike, një vend ku gjithçka shkon ashtu siç duhet dhe ku ata që qeverisin nuk janë më shumë se sa kujdestarë të vëmendshëm të një shteti ndërkaq të suksesshëm.

Ndërkaq, opinioni publik tregohet bujar në interpretimin e gjithë kësaj: është në natyrën e politikanëve të thonë gjëra që ndoshta as vetë nuk i besojnë. Është e gjitha pjesë e nevojës për të thënë atë që njerëzit duan të dëgjojnë. Por, po sikur të mos jetë kështu? Po sikur ata t’i besojnë vërtetë ato që thonë, sado të pabesueshme qofshin?

Përgjatë tri dekadave, dy partitë kryesore të vendit kanë ngritur një rreth të brendshëm, të përbërë thuajse ekskluzivisht nga njerëz që nuk kundërshtojnë. Arsyet për këtë janë të shumta dhe strukturore. Një funksionar partie karriera politike e të cilit është ndërtuar mbi investimin direkt të liderit dhe që i është vendosur emri në fletën e votimit si rezultat i përkrahjes apo simpatisë së tij, e ka natyrisht të pamundur të kultivojë brenda vetes ndjesinë e kundërshtimit. Nëse do të flisite, do të rrezikonte gjithçka. Por edhe ata që mund të kenë vetëbesimin e nevojshëm për të kritikuar – figura madhore me qëndrime të pavarura – kuptojnë shpejt se postet e rehatshme që mbajnë, janë në fakt tepër komode. Çfarë mund t’i shtyjë të bëjnë rezistencë brenda një sistemi që i trajton mirë? Përveç kulturës së heshtjes, e gjithë kjo krijon një cikël feedback-u ku perceptimet e liderit mbeten nuk i sfidon askush, gjersa kthehen realisht në bindje.

Do të qe ndoshta shumë herë më mirë që politikanët tanë, si në qeveri edhe në opozitë, të ishin thjesht gënjeshtarë. Një politikan që gënjen mund të ballafaqohet me faktet, ndërsa një që e beson me gjithë mend fabulën që ka ngritur vetë, do të bëjë rezistencë. I vetmi realitet që ekziston për këtë të fundit është cikli i mbyllur që ka ngritur vetë dhe çdo provë a kritikë shihet si sulm.

Është një cikël të cilin, një opozitë konfrontuese, e vetme, nuk e thyen dot, pasi gjuha agresive dhe maksimaliste e bën më të lehtë që kritika të shpërfillet dhe etiketohet si performative. Ajo që mund të funksionojë është trysnia politike përmes mekanizmave konkrete… Debate parlamentare që citojnë mospërputhje specifike mes deklaratave publike dhe realitetit, ristrukturimit të mjedisit mediatik në mënyrë që gazetaria investigative të mos jetë çështje gjobash apo proces financiarisht i padëshirueshëm. Njëkohësisht, nevojitet ndërtimi i llogaridhënies që nis nga niveli më i fundmë, ai bashkiak dhe administrativ, ku zyrtarët jetojnë shumë pranë pasojave të mundshme të veprimeve të tyre.

Tani, asgjë nga këto nuk ndryshohet dot shpejt, por qëllimi nuk është që politikanët të flasin ndryshe. Ajo që nevojitet në të vërtetë është rikonstruktimi i të gjithë mjedisit informues rreth tyre, derisa distanca mes asaj që ata besojnë dhe asaj që ndodh në jetën reale të bëhet e papërballueshme për ta.

Next Post
Kryeministri britanik: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të sjellë kthim në normalitet

Kryeministri britanik: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të sjellë kthim në normalitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje masive në Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Përleshje masive në Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

September 13, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

September 13, 2026
Kina shpall një plan veprimi pesëvjeçar për zhvillimin e fshatrave digjitalë

Kina shpall një plan veprimi pesëvjeçar për zhvillimin e fshatrave digjitalë

September 13, 2026
U nis me kallash për të vrarë 35-vjeçarin, arrestohet i riu në Rrogozhinë. Procedohet edhe një vajzë, roli i saj

U nis me kallash për të vrarë 35-vjeçarin, arrestohet i riu në Rrogozhinë. Procedohet edhe një vajzë, roli i saj

September 13, 2026
“5 miliardë lekë kompensime për ish-pronarët, jo objekt i deficitit buxhetor”

Ndryshon ligji për legalizimet, kushte për zonat ku parashikohet ndërtimi i pallateve

September 13, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nga diploma te produktiviteti, ku ngec Shqipëria?

September 13, 2026
Nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës thoshte se serbët vuajnë më keq se në kohën e Perandorisë Osmane

Nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës thoshte se serbët vuajnë më keq se në kohën e Perandorisë Osmane

September 13, 2026
Bisedimet SHBA-Ukrainë për armëpushim/ Reagon Rusia: S’përjashtojmë kontaktet me palën amerikane

Kremlini: Bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë mund të zhvillohen në tetor

September 13, 2026
Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

September 13, 2026
Detaje nga shpërthimi me tritol në Shkodër, autori i maskuar si shpërndarës picash

Detaje nga shpërthimi me tritol në Shkodër, autori i maskuar si shpërndarës picash

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com