Një 32-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i qartë, ka humbur jetën në një aksident në Itali.
Shqiptari, i cili jetonte vetëm në Lonato, ishte duke u kthyer nga puna kur u përplas nga një kamion.
Autoritetet kanë bërë me dije se shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar kanë bërë që makina e shqiptarit tip “Audi A5” të gjendej përpara kamionit dhe të mos kishte mundësi shpëtimi.
/b.h