• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas akuzave, Gjiknuri-Bardhit: O unë, o ti, nëse vërteton se kam qenë dy herë në Maltë!

by
28/10/2021 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me Damian Gjiknurin.

Ai akuzoi ish-ministrin e Energjitikës në atë që ai e cilëson si afera e inceneratorëve, ku denoncoi udhëtimet e përbashkëta të ish-ministrit Gjiknuri dhe pronarëve të inceneratorëve.

Në një moment, ai e pyet Gjiknurin se sa herë ka shkuar për të pushuar në shtëpinë e Mirel Mërtirit në Maltë.

“Dokumentat tregojnë se Damian Gjiknuri ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin 2 herë brenda 1 muaji, shumë pak javë përpara miratimit të koncesionit në qeveri, ku përgjegjës direkt ishte ai si Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës. E njëjta skemë është përsëritur sa herë miratohej një kontratë e koncesionit të incineratorëve. Përpara se ta thërresë SPAK, i zgjedhuri i Edi Ramës si numri dy i Partisë Socialiste duhet tu japë përgjigje shqiptarëve edhe për disa pyetjeve: Damian Gjiknuri duhet të thotë sa herë ka bërë pushime në shtëpinë përfituesit të incineratorëve Mirel Mërtiri në Maltë? Për qytetarët që na ndjekin, Malta konsiderohet si parajsë fiskale për fshehjen pas kompanive guackë të miliarda eurove që qarkullojnë. Nuk është çudi që edhe paratë që janë borxh këto 8 vjet dhe u janë dhënë incineratorëve përmes Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos të kenë përfunduar në Maltë. Damian Gjiknuri duhet të thotë a ka vetë shtëpi në Maltë apo llogari të fshehura bankare të krijuara pas dhënies me koncesion edhe me firmën e tij të incineratorëve.”

Kjo deklaratë ka irrituar Gjiknurin, i cili pohoi se qenë në Maltë vetëm një herë, ndërsa i kërkoi Bardhit se nëse i vërteton se ai ka qenë dy herë në këtë vend, në sallën e Kuvendit do të qëndrojë vetëm njëri prej tyre.

“Nuk doja ta merrja fjalën, por dëgjova emrin tim këtu krejt rastësisht. Ju keni një problem, problemin e keni me kontratat e inceneratorëve dhe si i kanë lëshuar ato apo me personat në fjalë? Se s’po e kuptoj. E dyta, në ato kontrata, ministria që kam drejtuar nuk ka asnjë rol. Për skenën që keni bërë kallëzim, çojeni deri në fund, por të përmendni këtu jo kështu e ashtu, kjo nuk është etike. Ti Gaz aq e ke, maksimumi do rrish te hija e tij, e do harrohesh bashkë me ta. Mos u mundo të ndërtosh karakterin tënd mbi shpije. Nëse gjen që unë e kam vizituar atë, vetëm njëherë si ministër, po gjete më shumë se një udhëtim, o unë, o ti në këtë sallë. Nëse gjen dy udhëtime të mija në Maltë, dil këtu e thuaji, ndryshe o unë, o ti në këtë sallë.”

/b.h

Next Post
VIDEO/ Pamjet apokaliptike në SHBA, tornadot ngrenë në ajër makina e banesat

VIDEO/ Pamjet apokaliptike në SHBA, tornadot ngrenë në ajër makina e banesat

Comments 2

  1. leka says:
    5 years ago

    Gjiknur bej padi penale per kete shpifes amator

    Reply
  2. UKU MOMLiT says:
    5 years ago

    Fu te shpifur.te nghallin krupen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com