• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plasin arrestimet në Gjirin e Lalzit, në pranga ish-kryekomunari dhe 3 zyrtarë

by Java News
09/02/2018 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria dhe policia kanë nisur një aksion për arrestimin e personave të përfshirë në korrupsion dhe falsifikime me pronat në zonën e Ishmit dhe Gjirin e Lalzit. Gjatë këtij aksioni është arrestuar ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi si dhe tre ish-zyrtarë të kësaj komune, Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm), Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, për falsifikim të dokumenteve.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se të dyshuarit kanë falsifikuar titujt e pronësisë, duke përfituar në mënyrë të padrejtë dhjetëra hektarë toka. Të njëjtat burime saktësojnë se skema e falsifikimit është e njëjtë me atë në Spille ku u përfituan në mënyrë të padrejtë rreth 36 ha. Edhe në Ishëm e Gjirin e Lalzit skema e falsifikimit është zhvilluar kryesisht në zona ranore të cilat ktheheshin në truall.

Njoftimi për mediat: 
Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, bë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për shtetasit:

1. Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2. Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në
Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

3. Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

4. Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

a.ç

Next Post
Nga lufta në Siri me ISIS tek rrëmbimet, kush është i riu që u arrestua sot në Pogradec

Nga lufta në Siri me ISIS tek rrëmbimet, kush është i riu që u arrestua sot në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

September 8, 2026
Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

September 8, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

September 8, 2026
Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

September 8, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Begaj mesazh politikës: Rrugëtimi evropian, projekt kombëtar! Proces që kërkon bashkëpunim nga të gjithë

September 8, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com