• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani kombëtar anti-kanabis, Peleshi: 2017-a shënon kulm të ri në luftën ndaj fenomenit

by A R
29/03/2017 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.kryeministri Niko peleshi dha një deklaratë për mediat pas mbeldhjes së qeverisë. Në mbledhjen e fundit, u miratua edhe Plani Kombëtar Antikanabis. Peleshi tha se të gjithë institucionet ligjzbatuese do të koordinohen për të luftuar fenomenin që në gjenezë.

“Ishte tolerimi zyrtar, dhe mëbshtetja politike në Lazart deri në vitin 2013 i cili krijoi kushte për grupet krimnale që në ëm shumë se një dekadë të forconin rrjetet por edhe lidhjet politike. Goditja e suksesshme kundër grupeve kriminale në Lazarat solli si pasojë që eneregjitë kriminale të shpërndahen në zona të tjera të vendit. Theksi i planit është bashkërendimi i veprimeve të institucioneve ligjzbatuese. Duke filluar nga ky vit, Policia e Shtetit, organet ligjzbatuese, do të angazhohen në një operacion të gjerë të koordinuar që do të godasë që në gjenezë fenomenin. Viti 2017 do të shënojë pa diskutim një kulm të ri në luftën anti-kanabis”, deklaroi Peleshi./a.m.

Deklarata e Peleshit:

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi Planin e veprimit kunder Kultivimit dhe Trafikimit te Kanabisit 2017-2020.

Ky plan përfaqëson një dokument strategjik të Qeverisë Shqiptare që do të udhëheqë të gjithë përpjekjen ndërinstitucionale kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë.

Ky plan është finalizimi i një procesi të iniciuar nga Kryeministri Edi Rama dhe të mbështetur fuqimisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët gjej rastin ti përshëndes dhe t’i falenderoj per kontributin e cmuar.

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr. 170, datë 23.11.2016 një grup ndërministror, i kryesuar nga Zëvendëskryeministri, dhe një grup ekspertësh nga të gjitha institucionet, i kryesuar nga Këshilltari i Kryeministrit Sander Lleshi, kanë punuar për hartimin e planit. Në këtë proces intensiv janë përfshirë edhe shumë ekspertë nga BE dhe organizata e vende të tjera partnere.

Nëpërmjet këtij plani, qeveria shqiptare, parashikon marrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin  e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend.

Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit është evidentuar si fenomen në Shqipëri që në vitin 1991. Vitet në vijim, kanë qwnw një duel i pandërprerë mes institucioneve ligjzbatuese dhe rrjeteve e grupeve të trafikimit.

Tolerimi zyrtar dhe mbështetja e hapur politike e kultivimit të kanabisit në komunën e Lazaratit të qarkut Gjirokastër e më gjerë deri në vitin 2013, krijoi kushte të favorshme për grupet kriminale, të cilat, për më shumë se një dekadë, arritën të konsolidojnë financat, rrjetet, tregjet dhe lidhjet politike.

Modeli negativ i krijuar në Lazarat ndikoi shumë, jo vetëm në fuqizimin e shumanshëm të grupeve dhe rrjeteve kriminale, por edhe në inkurajimin e kultivimit të kanabisit në rajone të tjera të vendit.

Goditja e suksesshme kundër grupeve dhe rrjeteve kriminale në Lazarat në vitin 2014, solli si pasojë, që energjitë kriminale të përqendruara në këtë rajon të shpërndahen në drejtime të tjera në vend.

Theksi kryesor i Planit Kombëtar kundër Kanabisit është përpjekja e përbashkët ndërinstitucionale për goditjen e gjithanshme/ frontale që ka për qëllim identifikimin, zbulimin dhe shkatërrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale që janë aktive në fushën e kultivimit dhe të trafikimit të kanabisit.

Duke filluar nga ky vit Policia e Shtetit, organet ligjzbatuese dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë lidhje do të angazhohen në një operacion të gjerë dhe të kombinuar, e theksoj te kombinuar i cili do të sigurojë identifikimin e hershëm dhe goditjen që në gjenezë të përpjekjeve për kultivim apo trafikim.

Në shërbim të këtij operacioni, ne perberje te TASK FORCES QENDRORE DHE TASK FORCAVE LOKALE do të jenë kapacitetet e Policisë së Shtetit, të shërbimeve inteligjente, të ushtrisë, të bujqësisë, të mjedisit, të shëndetësisë, ato të pushtetit vendor, partnerët ndërkombëtarë etj..

Plani parashikon masa serioze ndaj të gjithë zyrtarëve të nivelit qendror dhe lokal, të cilët nuk arrijnë të mbajnë në administrim e kontroll efektiv territorin për të cilin janë përgjegjës. Po ashtu, një proces vlerësimi dhe vetingu ndaj zyrtarëve me përgjegjësi në këtë fushë do të shoqërojë procesin e zbatimit të planit.

Identifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të krijuara nga veprimtaritë kriminale është një kriter i rëndësishëm për të matur shkallën e suksesit në përballjen me fenomenin e kanabisit.

Përveç theksit të fortë goditës kundër grupeve, rrjeteve dhe financave kriminale që nxisin dhe organizojnë kultivimin dhe trafikimin, Plani i kushton një rëndësi të veçantë masave që kontribuojnë në shkurajimin e qytetarëve për t’u përfshirë në veprimtari të paligjshme në këtë fushë.

Një paketë shumë e gjerë masash që synojnë ndërgjegjësimin publik, nxitjen dhe mbështetjen e veprimtarisë ekonomike të ligjshme në zonat dhe komunitetet e prekura, lehtësimin e barrës fiskale dhe mbështetjen sociale për individët dhe komunitetet nën risk është përcaktuar në Planin Kombëtar kundër Kanabisit.

Bashkëpunimi ndërkombëtar konsiderohet si një prioritet tjetër i rëndësishëm për suksesin e përpjekjes kundër kanabisit.

Zbatimi i Planit Kombëtar Kundër Kanabisit përbën një prioritet të rëndësishëm të Qeverisë dhe të institucioneve. Viti 2017 do të shënojë pa asnjë dyshim një kulm të rëndësishëm në goditjen e fenomenit të kanabisit në Shqipëri.

Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët, aktorët e shoqërisë civile, mediat dhe partnerët ndërkombëtarë të bashkohen me përpjekjet e institucioneve për të kontribuar në arritjen e vizionit “Për një Shqipëri të çliruar nga bimët narkotike, ku dinjiteti, mirëqenia dhe siguria e qytetarëve bazohen tek puna e ndershme dhe respekti ndaj ligjit”, që udhëheq planin e ri.

Next Post
BREXIT/ Londra nis sot procedurat e daljes nga BE, dorëzohet kërkesa zyrtare në Bruksel

BREXIT/ Londra nis sot procedurat e daljes nga BE, dorëzohet kërkesa zyrtare në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

October 8, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki

October 8, 2026
Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

October 8, 2026
Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

October 8, 2026
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

October 8, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

October 8, 2026
Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

October 8, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

October 8, 2026
“Hapësira ku historia takon teknologjinë”- “Muzeu Arkivor”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”: Zbulohet e shkuara nëpërmjet dokumenteve

“Hapësira ku historia takon teknologjinë”- “Muzeu Arkivor”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”: Zbulohet e shkuara nëpërmjet dokumenteve

October 8, 2026
Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com