• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

by A. Q
08/10/2026 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i dënuar me vdekje u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës të mërkurën në mbrëmje në Teksas, duke shënuar ekzekutimin e parë në Shtetet e Bashkuara që nga tentativa e dështuar për ekzekutimin e Christa Pike javën e kaluar.

Jamaal Howard, 46 vjeç, mori dozën vdekjeprurëse të pentobarbitalit në burgun shtetëror në Huntsville dhe u shpall i vdekur në orën 20:03 sipas orës lokale.

Avokatët e Howard kishin kërkuar pezullimin e ekzekutimit, duke argumentuar se përdorimi i të njëjtit ilaç që ishte përdorur gjatë ekzekutimit të dështuar të Pike mund të paraqiste të njëjtat rreziqe. Ata pretenduan gjithashtu se furnizimi me pentobarbital në Teksas mund të ishte degraduar.

Gjykatat i rrëzuan dy herë kërkesat për apel, ndërsa edhe Gjykata Supreme e SHBA-së refuzoi apelimin të mërkurën vonë. Avokatët i kërkuan gjithashtu guvernatorit republikan të Teksasit, Greg Abbott, të shtynte ekzekutimin me 30 ditë për t’u dhënë kohë të siguronin më shumë informacion mbi ilaçin. Kërkesa nuk u miratua.

Howard u dënua për një vrasje në vitin 2000

Howard ishte 20 vjeç kur vrau me armë Vickie Swartout, 42 vjeçe, e cila punonte në një dyqan në Teksas. Sipas autoriteteve, ai vodhi një paketë cigare dhe 114 dollarë nga kasa.

Para ekzekutimit, Howard iu drejtua familjes së viktimës, e cila e ndoqi ekzekutimin nga një dhomë për dëshmitarët, dhe kërkoi falje.

“Më vjen keq për atë që ndodhi. Shpresoj që një ditë të mund të më falni”, tha ai në deklaratën e tij të fundit.

Ekzekutimi vjen vetëm pak ditë pas tentativës së dështuar për ekzekutimin e Christa Pike, e cila ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e administrimit të injeksioneve vdekjeprurëse dhe gjendjen e barnave të përdorura në ekzekutimet amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

November 26, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

November 26, 2026
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!

November 26, 2026
Aksi Tiranë-Durrës, punimet zhvendosen gjatë natës për zgjerimin e superstradës për të shmangur problemet me qarkullimin!

Aksi Tiranë-Durrës, punimet zhvendosen gjatë natës për zgjerimin e superstradës për të shmangur problemet me qarkullimin!

November 26, 2026
“Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë”- Demo në Kuvend: Janë pezulluar 9 efektivë policie pas protestave, 50 raste nën hetim administrativ!

“Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë”- Demo në Kuvend: Janë pezulluar 9 efektivë policie pas protestave, 50 raste nën hetim administrativ!

November 26, 2026
Kumbaro raporton në Bruksel punën e Shqipërisë për kapitullin 27 të BE: Investojmë në trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit

“Dhuna nuk u shkaktua nga studentët, por persona të maskuar”, Kumbaro: Dera jonë mbetet e hapur…

November 26, 2026
Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

November 26, 2026
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mbeten të përçarë

Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat? Nga fundjava 55 euro në Korçë, te pushimet 2,700 euro në Tajlandë

November 26, 2026
Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

November 26, 2026
Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In