Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet vendore ka alarmuar partitë politike, të cilat kanë nisur t’u dërgojnë mesazhe telefonike qytetarëve për t’i nxitur për të votuar.
Nga të dhënat e fundit rezulton se një gjë e tillë është bërë në qytetin e Korcës, në Elbasan, etj. Gjithashtu, të njëjtën nismë kanë ndërmarrë edhe kandidatë të pavarur në zona të ndryshme të vendit.
Në Korçë, kandidati i PD, Gjergji Mero u ka kërkuar votuesve që të hedhin votën për të, duke u kujtuar atë që ai e ka quajtur “burgosjen e CEZ, korrupsionin, gënjeshtrat”, etj.
Të njëjtin veprim duket se ka bërë edhe kandidati i djathtë për Bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu.
Ndërsa, PS, nga Tirana përsëriti apelin e saj të radhës për pjesëmarrje sa më të lartë në votime përmes një deklarate të zëdhënëses së saj, Olta Xhaçka.