• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pirja pasive e duhanit shkakton trashje të mureve të enëve të gjakut tek fëmijët

by Java News
10/09/2017 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pirja pasive e duhanit shkakton ndryshime të pakthyeshme në enët e gjakut tek fëmijët dhe rrit rrezikun që në moshën madhore të vuajnë nga sulmet në zemër apo goditjet në tru, sipas një studimi të madh ndërkombëtar të publikuar të mërkurën.

Hulumtimi i cili promovon fushatën kundër pirjes së duhanit në automojete dhe shtëpi konstatoi se pirja pasive e duhanit shkakton trashje të mureve të enëve të gjakut tek fëmijët dhe i vjetëron enët për 3.3 vjet deri në fund të fëmijërisë.

“Ekspozimi ndaj pirjes pasive të duhanit në fëmijëri shkakton një dëm të drejtpërdrejt dhe të pakthyeshëm në strukturën e arterieve”, thotë Seana Gall, shkencëtare në Universitetin e Tasmanisë, e cila merret me epidemiologjinë e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ajo thotë se prindërit, madje edhe ata që mendojnë të bëhen prindër, duhet të ndalojnë me pirjen e duhanit për ta ndihmuar si shëndetin e tyre ashtu edhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

Pirja e duhanit shkakton kancer të mushkërive, i cili është shpesh fatal, dhe është shkaku më i rëndësishëm në botë i vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës, goditja në tru, ose tensioni i lartë i gjakut.

Përveç gjashtë milionë njerëzve të cilët vdesin në vit si pasojë e pirjes aktive të duhanit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se edhe 600.000 të tjerë vdesin çdo vit nga ekspozimi ndaj pirjes pasive të duhanit.

Prej më shumë se katër mijë kimikateve në tymin e duhanit, të paktën 250 janë të dëmshme dhe më shumë se 50 kancerogjene, thotë OBSH dhe e vetmja mënyrë për t’i mbrojtur njerëzit plotësisht është mjedisi në të cilin nuk pihet duhani, raporton telegrafi.

Rreth 40 për qind e fëmijëve në botë ekspozohen rregullisht ndaj pirjes pasive të duhanit në shtëpitë e tyre dhe pothuajse një e treta e vdekjeve si pasojë e pirjes pasive të duhanit janë fëmijë.

Studimi i publikuar në revistën “European Heart Journal” është i pari i cili i ka ndjekur fëmijët deri në moshën madhore dhe ka kërkuar lidhje në mes të ekspozimit ndaj pirjes pasive të duhanit dhe zgjerimit të mureve arteriale tek fëmijët.

Shkencëtarët nga Finlanda dhe Australia e kanë ndjekur ekspozimin ndaj duhanpirjes pasive në fëmijërinë e 2,401 personave në Finlandë dhe 1,375 personave në Australi dhe me ultratinguj kanë matur trashësinë e mureve të enëve të gjakut të tyre kur ata janë rritur.

Rezultatet treguan se muret e arteries karotide ishin 0.015 milimetra më të trashë tek ata që ishin ekspozuar ndaj duhanpirjes së të dy prindërve në krahasim me personat të cilët në fëmijëri nuk ishin ekspozuar ndaj pirjes pasive të duhanit.

Gall thotë se, edhe pse bëhet fjalë për një rritje modeste në trashësinë e enëve të gjakut, ky është ende një rrezik i rëndësishëm dhe i pakthyeshëm për sulme në zemër dhe goditje në tru më vonë në jetë.

Duke pasur parasysh që fëmijët e duhanpirësve kanë shumë të ngjarë që të bëhen edhe vetë duhanpirës dhe obezë në moshën madhore, rreziqet e tyre nga sëmundjet e zemrës janë të rritura, thotë Gall, ndërsa pirja pasive e duhanit përbën një rrezik shtesë.

Shkencëtarët thonë se ky zbulim tregon se reduktimi i ekspozimit të fëmijëve ndaj pirjes pasive të duhanit është një prioritet i shëndetit publik.

“Përmes ndalimit të duhanit në vendet publike, ligjet mund ta reduktojnë ekspozimin ndaj pirjes pasive të duhanit, gjë që redukton numrin e hospitalizimeve për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare dhe pulmonale,” shkruajnë studiuesit duke shtuar se ndalesa e pirjes së duhanit në makinat në të cilat udhëtojnë fëmijët duhet të ketë gjithashtu një efekt të fortë pozitiv.

SHBA, Australia dhe Kanadaja kanë aplikuar ndalimin e pirjes së duhanit në automjete të cilat transportojnë fëmijë, ndërsa Britania është duke u përgatitur ta bëjë këtë së shpejti.

a.ç

 

 

 

Next Post
Kërkohej nga Italia për vjedhje me dhunë, arrestohet “i forti” në Shkodër (emri)

Qëlloi me armë në ajër ndaj kushërinjve, në pranga i riu nga Fushë-Arrëzi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet

Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet

August 6, 2026
Vijon beteja me flakët në fshatrat e Fierit, rinis operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit

Vijon beteja me flakët në fshatrat e Fierit, rinis operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit

August 6, 2026
Si mund të përthithë një njeri, motori i avionit të ndaluar? IATA tregon çfarë ndodh

Lufta ndryshon turizmin/Konflikti në Lindjen e Mesme dëmton fluturimet dhe rrit kërkesën për Europën

August 6, 2026
VIDEO / Nufi ndan pamjet: Tre avionët zjarrfikës, investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë

VIDEO / Nufi ndan pamjet: Tre avionët zjarrfikës, investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë

August 6, 2026
UNICEF: Një fëmijë vritet përditë në Gaza, pavarësisht se ka armëpushim

UNICEF: Një fëmijë vritet përditë në Gaza, pavarësisht se ka armëpushim

August 6, 2026
Kasetofoni që u kthye në masakër! Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

Kasetofoni që u kthye në masakër! Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

August 6, 2026
Miratohet Traktati për Ekstradimet Shqipëri-SHBA/ Gjonaj: Do të garantohet bashkëpunim më efektiv në luftën kundër krimit!

Sinjali politik i ratifikimit nga SHBA me “procedurë të përshpejtuar” të marrëveshjes ushtarake me Shqipërinë

August 6, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD mobilizohet kundër hartës së re territoriale, urdhër degëve për protesta

August 6, 2026
Ministrja Sala ndan videon: Arsi 10-vjeçar ia doli, historia e suksesit në Spitalin Onkologjik

Ministrja Sala ndan videon: Arsi 10-vjeçar ia doli, historia e suksesit në Spitalin Onkologjik

August 6, 2026
Trump dhe Vance thirrje amerikanëve: Votoni! Fitorja s’është ende e sigurt

Presidencialet e 2028-ës, Raporti: Trump u thotë donatorëve se sheh JD Vance si pasardhës

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com