Një konflikt mes dy nxënësve është regjistruar në oborrin e gjimnazit në qytetin e Krumës, në Has.
Sipas të dhënave, një 17-vjeçar dyshohet se gjatë lojës është konfliktuar fizikisht me një shok të klasës dhe e ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës, biçak.
Nxënësi i dëmtuar ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar për në banesë.
Ndaj 17-vjeçarit ka nisur procedim penal.
Veprimet janë kryer në praninë e prindërve dhe psikologut, ndërsa rasti është trajtuar edhe me familjet e dy të miturve dhe stafin pedagogjik të shkollës.











