Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur për rreth dy muaj ish-të dashurën e tij dhe më pas e ka marrë me forcë në automjet, ku dyshohet se e ka dhunuar dhe kërcënuar.
Sipas të dhënave të Policisë, ngjarja më e rëndë dyshohet se ka ndodhur më 17 shtator 2026, kur 33-vjeçari e ka futur me forcë ish-partneren në automjet.
Hetimet tregojnë se brenda mjetit ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur.
Rasti nuk është mbyllur me kaq. Një ditë më parë, 33-vjeçari dyshohet se ka kërcënuar edhe punëdhënësin e gruas, me qëllim që ajo të largohej nga puna.
Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është arrestuar, ndërsa çështja do t’i kalojë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.











