• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet rruga e re në Qesarakë, përfitojnë 10 mijë banorë

by A R
12/05/2016 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Qesarakës në Njësinë Administrative Dajt kanë një rrugë të re që i lidh me pjesën tjetër të qytetit të Tiranës. Gjashtë muaj nga fillimi i punimeve, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës, e cila ishte kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët e zonës. Pas përurimit të rrugës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo ajo i shërben rreth 10 mijë banorëve, jo vetëm të Qesarakës, por edhe të zonës Kinostudio-Dajt.

“Ky investim është një premtim i mbajtur. Do të vazhdojmë edhe me investime të tjera në zonë e Dajtit”, kryebashkiaku Veliaj. Rruga e re, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm që do t’u vijë në ndihmë banorëve për të lëvizur, por edhe do t’i japë vlerë më të madhe pronës së tyre. “Rruga e re i ka shtuar vlerën shtëpive këtu. E di se shumë shqiptarë kanë pritur prej kohësh të shohin se si taksat e tyre përkthehen në investime, ndaj në më pak se një vit i kemi përkthyer në investime taksat që qytetarët paguajnë modestisht në Tiranë. Çdo qytetar ka sot garancinë se çdo qindarkë që jep në Bashkinë e Tiranës, i përkthehet në investim, çdo investim ia rrit më shumë vlerën pronës së tij, ashtu siç ka ndodhur në qendër të Tiranës, por edhe këtu në periferi”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se kjo rrugë është një nga disa ndërhyrjet që Bashkia e Tiranës ka vendosur të bëjë në këtë zonë, për ta kthyer atë në një pikë tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj, si dhe për ta kthyer gjithë zonën e Dajtit në një qendër të rëndësishme urbane. “Zona e Dajtit sot ka edhe disa atraksione të tjera; Teleferikun, hyrjen për te Bunk’Art, disa ndërhyrje që po bëjmë në parkun e Dajtit. Me vizonin e planit urbanistik të Tiranës, planifikojmë që zona Kinostudio-Dajt të jetë një ndër qendrat e Tiranës policentriste, siç do të jetë Kombinati, Lapraka. Besojmë se vetëm duke grupuar Tiranën në këto poliqendra, do të mund të jemi një qytet më funksional”, theksoi kreu i bashkisë. Gjithashtu, në vëmendje të Bashkisë së Tiranës janë edhe investimet në infrastrukturën arsimore dhe sociale të zonës, siç kopshtet, shkollat, etj.

“Më vjen mirë që këtë vit, investimit për këtë rrugë i bashkohet edhe investimi për shkollën e mesme. Do të kemi vitin e parë ku nuk do të ketë më shkolla të mesme me dy turne në qytetin e Tiranës. Në këtë zonë kemi filluar rikonstruksionin e disa kopshteve me nismën “Adopto një kopësht” dhe brenda verës do të kemi përfunduar të gjitha kopshtet e Tiranës”, shtoi ai. Gjithashtu, kryebashkiaku theksoi se për herë të parë këtë vit, do të fillojnë të shpërndahen grantet e Bashkisë, sipas nismave të vetë komunitetit. “Çka do të thotë se nëse anëtarë të komunitetit në zonat e reja të Tiranës, siç janë Dajti, zona e Freskut, Qesaraka, kanë ide se si të ndërtojnë një kopsht, një kënd lojërash, një fushë sportive, do të subvencionojmë komunitetin sipas propozimeve që na bën vetë komuniteti për zonën”, tha Veliaj./a.m.

Veliaj ne Qesarake (4)Veliaj ne Qesarake (3)Veliaj ne Qesarake (2)

Next Post

Guidolin vazhdon me Swansea-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In