• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përurohet Pallati i ri i Sportit të lojërave me dorë “Farie Hoti”/ Veliaj: Mirënjohje për të gjithë ata që veshin uniformën bardh e blu

by Java News
07/01/2022 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më në fund sportistët e KS Tirana kanë mundësinë të stërviten në një sallë bashkëkohore dhe me standarde të larta. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përkrah emrave të mëdhenj të sportit që na dhuruan të tjera medalje vitin e shkuar, si: Briken Çalja, Izmir Smalaj e Alban Beqiri, si dhe ikona dhe figura të Sport Klub Tirana ndër vite, inauguruan sot ambientet e reja të Pallatit të Sportit të lojërave me dorë “Farie Hoti”.

Veliaj u shpreh se për Tiranën, kjo është një ëndërr e kthyer në realitet: “A është i vërtetë ky transformim? A është i vërtetë ky investim kaq cilësor për klubin më prestigjioz të Republikës së Shqipërisë, i denjë sa rreshti i kupave dhe i medaljeve? Më në fund mund të themi Po. Unë besoj se edhe fryma e këtij klubi, e këtyre skuadrave, është inkurajimi, tw jemi mbështetës dhe motivues. T’i themi njëri – tjetrit: “Faleminderit”! “Jam krenar për ty!”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh mirënjohës ndaj sportistëve elitarë të Tiranës. “Ne vërtet jemi ndoshta një vend modest, ndoshta nuk jemi qyteti më i madh në botë, por fakti që sot kemi 3 kampionë: Izmirin, kampion të Ballkanit në kërcim së gjati, Albanin, kampion të Ballkanit në boks dhe Brikenin, kampion bote në peshëngritje, do të thotë që me punë ne mund të arrijmë gjithçka dhe në fakt ky është vetëm fillimi,” deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë dha edhe një tjetër lajm fantastik sa i përket sportit të notit: “Në janar klubi i Tiranës do të marrë edhe pishinat tek Liqeni, të cilat pas 20 viteve që kanë qenë në administrim privat do t’i rikthehen klubit të notit të Tiranës dhe Federata Shqiptare e Notit do të ketë më në fund pishinat e veta olimpike, që ashtu siç kishim disa kohë të lavdishme për notin shqiptar kur merrte medalje, do të kemi mundësinë të rikthejmë atë kohë,” tha Veliaj.

Ai shtoi gjithashtu se, për herë të parë, Tirana do të ketë dhe sportin e Padelit. “Ne jo vetëm do të rikuperojmë hapësirat e humbura, siç është hapësira e pishinave të notit, por do të jetë Tirana e para që fut sportin e Padelit në morinë e federatave që ka brenda shtëpisë së vet bardh e blu”, u shpreh Veliaj.

Në këtë sallë, që mban dhe emrin e një prej ikonave të volejbollit të Tiranës, janë mbajtur kampionate dhe aktivitete sportive të ndryshme si në boks, judo, taekwondo, mundje etj., të cilat tashmë do të zhvillohen në kushte bashkëkohore dhe moderne.

“Unë e di që do kemi beteja të jashtëzakonshme, por ajo që do të doja është që ne jo vetëm të njihemi për kupa dhe medalje, por edhe për zemrën e mirë dhe të madhe të Tiranës. Ndaj dhe do të doja që të falënderoja të gjithë ata që i janë bashkuar në këto vitet e fundit Tiranës nga çdo cep i Shqipërisë, sepse unë besoj se nuk është pa arsye fakti që shumica e ekipit olimpik të Republikës së Shqipërisë, vjen nga Sport Klub Tirana, që është zemra e vendit,” tha kreu i Bashkisë.

Për të gjithë ata që veshin uniformën bardh e blu të Sport Klub Tiranës, Veliaj shprehu një mirënjohje të jashtëzakonshme. “Gjatë vitit të kaluar ne dhamë 150 milionë lekë, ndoshta bonusi më i madh që është dhënë ndonjëherë për një ekip futbolli për të inkurajuar jo ekipin e Tiranës, por cilindo që sjell një trofe për qytetin dhe kryeqytetin e Tiranës. Këtë vit, në Kryeqytetin Europian të Rinisë, ku tashmë e kemi vendosur një buxhet dhe sigurisht që do të sigurohemi që do shpërblejmë çdo skuadër, jo vetëm futbollin, që tashmë e kemi ndërtuar si traditë, por edhe volejbollin, basketbollin, mundjen, taekwondo, judo, kujtdo që sjell një medalje për kryeqytetin tonë,” e mbylli fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës./m.j

Next Post
“Green Pass” për të hyrë në lokale? Manastirliu: Jemi duke e vlerësuar. Studentët? Përgjegjësi e universiteteve

"80% e administratës e vaksinuar"/ Manastirliu: Jemi në gatishmeri në rast të rritjes së rasteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

September 15, 2026
Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

September 15, 2026
Forcat e armatosura me rritjen më të lartë të rrogave: Një arsye më shumë, pse sot ia vlen të bëhesh ushtarak

Mbrojtja zbulon faturën, 42 mijë euro në gjashtë muaj për çdo ushtarak në Gaza

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com