• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Përse salla e Berishës heshti kur deputeti italian lavdëroi Shqipërinë

by Mero Baze
03/12/2023 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Një deputet i Forca Italia, Alessandro Battilochio, i gjendur në Shqipëri për një vizitë pune, lidhur me mënyrën e realizimit të marrëveshjes Rama Meloni, shkoi dhe  në Kuvendin e Berishës, pas lobimit të disa njerëzve të Berishës.

Me sa duket i paqartë se ku kishte shkuar, ai donte të fliste disa fjalë të mira për Shqipërinë dhe kishte vendosur të lavdëronte Tiranën. E nisi fjalimin duke theksuar ndryshimin e fortë të Tiranës, dhe po vazhdonte me shpresën se do të bëhej edhe më e mirë, kur përkthyesja ndërpreu përkthimin, pasi pa reagimin e sallës, që heshti dhe u bë nervoze.

Ndoshta deputeti Italian, nuk e kuptoi dhe aq mirë përse nuk ngjalli dot entuziazëm duke u lavdëruar mbështetësve të Berishës Tiranën, por me siguri ka menduar që janë të traumatizuar nga humbjet dhe nuk e kanë mendjen tek Tirana.

Por në thelb reagimi ndaj tij, është fytyra e vërtetë e politikës së Berishës ndaj Shqipërisë, Tiranës, madje dhe e ndonjë fshati të humbur të Shqipërisë. Nëse ato zhvillohen dhe përparojnë jashtë interesit të tij politik, ai i urren dhe është kundër tyre.

Në logjikën politike të Berishës, një Shqipëri që dyfishon buxhetin që nga koha e tij dhe çon GDB 24 miliardë euro nga 12 që ka qenë në kohë të tij, është një Shqipëri e keqe, pasi favorizon armikun e tij.

Nëse Tirana e kioskave, e Lanës së qelbur, apo lejeve kaotike të tij zëvendësohet me një metropol luksoz me ndërtime që kanë firmën e arkitektëve më të mirë të globit sot, por këtë e bën kundërshtari i tij, ai e urren dhe i shpall luftë zhvillimit.

Nëse në kohën e tij Shqipëria ka pasur 1 milionë turistë me buke me vete dhe sot ka 10 milionë të tillë që sjellin shumicën e të ardhurave buxhetore, ai është gati t’i vërë flakën Shqipërisë vetëm ata të mos vijnë, pasi mbajnë në këmbë qeverinë e armikut të tij.

Nëse në kohën e tij, imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë ishte Gërdeci apo vrasjet në bulevard, ndërsa në kohën e armikut të tij, Shqipëria drejton Këshillin e Sigurimit , OSBE, dhe është në qendër të nismave rajonale të BE, ai natyrisht është kundër gjithë botës vetëm se kjo favorizon armikun e tij.

Ndryshe nga çdo politikan në botë, që ngrenë politikat e tyre, mbi sukseset e vendit të tyre për t’i çuar ato më tej, Sali Berisha dhe shkolla e tij politike është e kundërta. Ai e ka ndërtuar gjithë shkollën e tij politike, mbi rrënimin e arritjeve të vendit nën qeveritë e tjera dhe mohimin e gjithçkaje, për të lënë gjurmët e veta të shëmtuara.

Është kjo shkollë politike e identifikimit të Shqipërisë me armikun tënd personal, që e bën të pakuptueshme për një deputet italianë, përse salla e Berishës heshti kur ai lavdëroi Shqipërinë.

Për Sali Berishën Shqipëria është ose e tij, ose e armikut, por kurrë e shqiptarëve. Ndaj e ka dashur gjithnjë për vete. Dhe kur nuk mund ta ketë të vetën, është gati ti vërë zjarrin.
/a.d

Next Post
Mziu ‘braktis’ Berishën: PD-së i duhet një figurë e re, i vetëm s’vjen dot në pushtet

Mziu ‘braktis’ Berishën: PD-së i duhet një figurë e re, i vetëm s’vjen dot në pushtet

Comments 1

  1. Fiqirete Rexhepllar Qiponi says:
    3 years ago

    Italani mo Mero, ja u a futi ndë gojë shtupënë, Sali Berishës me të tijtë, të lierë me mut demokratësh që dhisnin poshtë urës së Lanës.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In