• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasjet Lu- Llalla për KED, Meta: Prokuroria ka zbatuar ligjin. Kushtetutën e interpreton vetëm gjykata!

by Java News
03/02/2017 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përplasjen mes ambasadorit Lu dhe kryeprokurorit Llalla, duke thënë se kuvendi ka kërkuar më shumë transparencë për kandidatët që solli Prokuroria për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, kandidatura këto që sipas ambasadorit të SHBA-ve ishin kryer duke shkelur kushtetutën.

“Kam dalë këtu për t’u mos përfshirë në axhenda aspak transparente… këtë do ta bëj me nerva të çelikta dhe pa u ndalur. Jemi angazhuar për ta çuar deri në fund reformën në drejtësi, e cila ka vetëm një pronar, që është populli shqiptar.”-tha Meta.

Në cilësinë e kreut të kuvendit, Meta ka thënë se i është kërkuar informacion shtesë prokurorisë për 3 kandidaturat për KED, që sipas ligjit duhet të kenë shkollën e magjistraturës. Në përgjigjen e prokurorisë së përgjithshme, Llalla ka informuar kuvendin se 3 kandidatët në fjalë janë të vetmit me magjistraturë, që plotësojnë kushtet e tjera. Kuvendi ka kërkuar informacion shtesë nëse ka patur lëvizje për të shmangur qëllimisht kandidatë të mundshëm për KED, dhe në përgjigje prokuroria ka thënë se nuk ka patur lëvizje.

Kësisoj, Meta është shprehur se sipas kuadrit ligjor, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka shkelur asnjë ligj, ndryshe nga çfarë ka akuzuar ambasadori Lu.

Fjala e kryetarit të kuvendit me shkurtime:

“Nisur nga deklaratat e bëra dje nga ambasadori i SHBA-ve Lu, për prokurorin e përgjithshëm, lidhur me listën e kandidatëve të përcjellë për tu përcjellë në shortin e KED…

Ka kërkuar sqarime shtesë për vlerësimin e kryer nga prokuroria e përgjithshme për këta kandidatë të sjellë. Në përgjigje të kësaj shkrese, prokurori i përgjithshëm ka kthyer përgjigje zyrtare më datë 3.2. 2017.

Sipas deklarimeve të djeshme të mabasadorit, prokuroria ka dhunuar fryëmn e kushtetutës duke përcjellë 3 kandidatë për 3 pozicione në KED. Gjithashtu zoti Lu është shprehur se prokruroria e përgjithshme i zgjodhi vetë 3 anëtarët në pozicionet në fjalë, duke i përzgjedhur pa transparencë.

Sqarojmë, se ksuhtetuta përcakton se KED përbëhet nga 9 anëtarë, nga të cilët, 1 anëtar nga prokurorët e prokurorisë së përgjithshme dhe 2 tjerë nga prokurorët pranë prokurorive të gjykatës së apelit.

Në pikën dy përcaktohet se kandidatët që nuk plotësojnë kushtet përjashtohen nga shorti. Sipas shkresave, të datës 19.1.2017, si dhe të datës 3.2 2017 të sjella nga prokuroria, rezulton se kandidatët plotësojnë kriteret dhe kushtet ligjore në mënyrë të plotë, ashtu siç ka vendosur ligjvënësi.

Sipas shkresave të mësipërme, plotëson kushtet përfshirë dhe shkollës e magjistraturës vetëm një prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe vetëm dy prokurorë të gjykatave të apelit.

Ne kërkuam informacion shtesë, nëse janë kryer lëvizje të qëllimshme për të shmangur qëllimisht persona që mund të ishin kandidatë në shortin për KED.

Nuk ka patur asnjë prokuror tjetër që të ketë përfunduar shkollën e magjistraturës në prokurorinë e përgjithshme apo në prokuroritë pranë gjykatave të apelit. Sipas shkresës së sjellë, nuk ka patur lëvizje.

Prokuroria e përgjithsme, rezulton se sipas tyre, ka zbatuar në mënyrë korrekte kushtetutën dhe ligjin në fjalë për KED.

Në përfundim, asnjë prokuror nuk është ankuar as në prokurorinë e përgjithshme, asn në kuvendin e Shqipërisë si dhe as publikisht lidhur me listën e kandidatëve të përcjellë nga ky institucion.

Nuk është detyra e kuvendit për të gjykuar mbi respektimin e kritereve për propozimet që janë bërë për KED.”-tha Meta.

 

Next Post
Kur Dritëroi takoi Sali Protopapën…

Kur Dritëroi takoi Sali Protopapën…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do flemë më pak! Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas, kalohet në kohën dimërore

Do flemë më pak! Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas, kalohet në kohën dimërore

October 21, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

October 21, 2026
42-vjeçari arrestohet sapo zbriti në Rinas, ja për çfarë dyshohet

Pavarësisht protestës, shqiptarët i vijojnë udhëtimet! Zani: Nuk kemi pasur anulime, udhëtarët shmangin zonat e protestave!

October 21, 2026
20 miliardë dollarë në ditë dëm nga sulmet kibernetike

Alarm për sigurinë kibernetike në të gjithë Evropën, mbyllen përkohësisht disa faqet online!

October 21, 2026
Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

October 21, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Netanyahu paralajmëron iranianët: Teherani nuk ka nxjerrë mësime, po përpiqet që të zhvillojë armën bërthamore!

October 21, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

October 21, 2026
Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

October 21, 2026
Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

October 21, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In