• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbardhet masakra në Tiranë, hakmarrje për vrasjen e të vëllait

by
27/05/2015 23:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e ndodhur pasditen e sotme në Tiranë tronditi qytetarët dhe opinionin publik, duke lënë dy viktima dhe një të plagosur. Por duket se gjithçka ka ndodhur për hakmarrje mes bandave të trafikut të drogës.

Ngjarja ndodhi në orën 18:30 në zonën përballë Maternitetit të Vjetër në kryeqytet. Nga konflikti i armatosur mbetën të vdekur Mentor Lufi (Doçi), 39 vjeç; Gerti Goxhaj 33 vjeç; dhe Besnik Sulku, 34 vjeç, teksa mbeti i plagosur shtetasi italian Salvatore Letizia i cili është arrestuar nga policia.

Mes dy grupeve u hap një shkëmbim zjarri. Dy prej viktimave kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa njëri ka humbur jetën në spital.

Nga hetimet e para të policisë të gjithë këta persona kanë qenë të skeduar si persona me të shkuar kriminale, të implikuar në trafiqe ndërkombëtare të drogës. Pikërisht në këto pista p[o hetohet edhe për motivet ku dyshohet se hakmarrja mes tyre të ketë qenë motiv i ngjarjes. Mësohet se masakra ka ndodhur si hakmarrje për vrasjen e Durim Sulkut, vëllai i Besnik Sulkut, vrasje kjo e  ndodhur në prill në Holandë.

Nga ana e saj policia ka mundur të zbardhë ngjarjen tragjike në mes të kryeqytetit.

vrasja

NGJARJA SIPAS POLICISË

Më datë 27.05.2015, në orën 19:20, Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka marrë njoftim se në vendin e quajtur ,Bulevardi Zogu I¬rë ,përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës kishte ndodhur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

Nga hetimet e para hetimore ka rezultuar se dy grupe me preçedent të mëparshëm penal kanë pasur shkëmbim zjarri mes tyre. Me konkretisht :

Shtetasi Mentor Lufi (Doçi) së bashku me shtetasin Gerti Goxhaj kanë qënë ulur në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyres.

Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin tip BMË me targa AA 001IK si pasagjer dhe drejtues mjeti ka qenë shtetasi Gerti Goxhaj.

Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE në të cilën udhëtonin dy nipat e shtetasit M.Lufi ,konkretisht shtetasi Markeljan Doçi dhe shtetasi Klevis Doçi. Në momentin kur mjeti tip BMW ka filluar lëvizjen ,në këmbë kanë qenë dy shtetas të cilet kanë hapur zjarr duke qëlluar në drejtim të dy shtetasve që udhetonin në mjetin tip tip BMË me targa AA 001IK .

Në këtë moment menjehere janë kundërpërgjigjur me armëzjarri dy nipat e M.Lufit (Doçi) duke goditur me mjet një nga autoret e dyshuar shtetas Italian i identifikuar me emrin Salvatore LETTICIA ,I cili ka mundur të largohet nga vendngjarja duke u fshehur në një hotel në afërsi dhe duke u përpjekur të fshihte provat e krimit .

Ndërkohë shtetasi Markeljan Doçi ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Besnik Sulku i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre dhe mikut të tij .

Kjo ngjarje ka ndodhur në një fragment kohe shumë të shkurtër dhe punonjesit e policisë në kohe record kanë mberritur në vendngjarje për tre minuta. Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta ka bërë të mundur neutralizimin e të dy autoreve të dyshuar, ku shtetasi Markeljan Doçi mbante në dorë armën me të cilën kishte kryer krimin e rëndë .

Disa metra me tej ,në një hotel në afersi të vendgjarjes u ndalua autori i dytë i dyshuar shtetasi Italian ,i cili kishte demtimë në trup dhe i gjakosur në fytyrë. Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe u sekuestruan dy automjete .

Një automjet tip BMW me targa AA 001IK , mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE si dhe dy arme zjarri tip pistolet. Vikimat dhe autorët e kësaj përplasje me armë ,kanë qenë të evidentuar më parë nga Policia si persona me preçedentë kriminalë në fushën e Trafikut ndërkombëtar të Lëndëve narkotike , armbajties pa leje etj.

Në Drejtorinë e Policisë Tiranë aktualisht janë të shoqëruar 3 shtetas , dy nipërit e Mentor Lufit dhe shtetasi Italian, ku vijonë veprimet proceduriale dhe hetimore nga Specisliatët e Sektorit Kundër Krtmeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nën kryesimin e Prokurorit.

vrasjeeeeeeeeeeeeee

Përplasje me armë te “Shkencat”, dy të vrarë, 1 i plagosur

Një përplasje me armë ka ndodhur pasditen e sotmë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë.

Mediat vendase raportojnë se nga konfrontimi me armë kanë humbur jetën dy persona, ndërkohë që pritet një nformacion më i zgjeruar nga ana e Policisë. Njëra nga viktimat ka ndërruar jetë në spital.

Sipas news 24, është identifikuar njëri nga viktimat dhe emri i tij është Mentor Lufi.

Next Post

Vuçiç e ka zili kandidatin e PD-së për Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

June 1, 2026
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Krasniqi: Në Këshillin Kombëtar të PD dominuan mesazhet “rroftë kryetari”, mungoi debati për qeverisjen

June 1, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

June 1, 2026
Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

June 1, 2026
Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

June 1, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

June 1, 2026
“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

June 1, 2026
Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

June 1, 2026
Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

June 1, 2026
Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In