• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pastrimi i parave nuk sjell zhvillim”- Tabaku: Zhvlerësimi i euros godet prodhimin, bujqësinë dhe familjet shqiptare (VIDEO)

by A. Q
05/09/2026 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një video të postuar në rrjetet sociale në “Këndin e Fundjavës” u shpreh se ekonomia prodhuese dhe familjet shqiptare po paguajnë kostot e zhvlerësimit të euros, ndërsa flukset e pashpjeguara të valutës dhe pastrimi i parave deformojnë tregun.

Duke folur në rubrikën e saj në rrjetet sociale, ligjvënësja opozitare renditi industrinë fason dhe manifakturat, bujqësinë dhe familjet si humbësit më të mëdhenj të kësaj situate.

“Kur euro zhvlerësohet vazhdimisht, ndërsa eksportuesit fundosen, bujqësia bie dhe produktiviteti nuk shënon ndonjë rritje reale, qeveria nuk mund të përgjigjet me propagandë. Ajo duhet të përgjigjet me të dhëna”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, pasojat tashmë janë të dukshme në ekonominë reale.
“INSTAT-i ju thotë se bujqësia ka vite që tkurret. Ju thotë se fasoneria humbet kontrata dhe vende pune. Sipërmarrjet eksportuese ju thonë se zhvlerësimi i euros po u ul të ardhurat dhe po i çon drejt mbylljes. Familjet thonë se çmimet janë rritur”, deklaroi deputetja demokrate.

Tabaku ngriti shqetësimin edhe për përqendrimin e ekonomisë te ndërtimi. Sipas shifrave të paraqitura prej saj, ky sektor zë rreth 12.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nivelin më të lartë në rajon dhe rreth 2.5 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ajo theksoi se nuk mund të vendoset shenjë barazimi ndërmjet gjithë sektorit të ndërtimit dhe aktivitetit kriminal, por paralajmëroi se dosjet e viteve të fundit tregojnë përdorimin e ndërtimeve dhe pasurive të paluajtshme si kanale të dyshuara për pastrimin e parave.

“Askush nuk mund dhe nuk duhet të pretendojë se çdo ndërtues është kriminal apo se çdo investim është produkt i parave të pista. Por dosjet penale tregojnë se ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme janë përdorur si kanale të dyshuara pastrimi në disa prej çështjeve më të mëdha të viteve të fundit”, tha Tabaku.

Sipas saj, hyrja e kapitalit kriminal në ekonomi dëmton konkurrencën e ndershme, rrit çmimet e pronave dhe dobëson bizneset që punojnë, prodhojnë dhe paguajnë rregullisht taksat.

“Pastrimi i parave nuk i sjell Shqipërisë zhvillim. Ai sjell rritje pa mirëqenie, ndërtime pa qytet, kapital pa prodhim dhe pasuri pa punë. Ai rrit çmimet e pronave për familjen e re që kërkon një apartament. Ai ul vlerën e punës së eksportuesit”, deklaroi ajo.

Tabaku kërkoi verifikim real të pronarëve përfitues, deklarim të detyrueshëm të burimit të fondeve për transaksionet e mëdha të pasurive të paluajtshme dhe transparencë mbi financimin e projekteve të ndërtimit.

“Shqipërisë nuk i mungojnë paratë. Shqipërisë i mungon drejtësia në mënyrën se si krijohen, si taksohen dhe si investohen ato”, përfundoi Tabaku.

Next Post
VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

Zjarri në Himarë, Policia shoqëron çobanin piroman, dyshohet se i vuri flakën zonës nga shpërtheu vatra katastrofike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In