• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush ua dha këtë të drejtë?”- KLGJ e KLP i rritën rrogat vetes, ish-deputeti i PD: Mbi cilën bazë e bënë? Turp institucional, çfarë reforme komike paskemi bërë

by A. Q
05/09/2026 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho, njëherësh ish-nënkryetar i PD dhe nënkryetar Parlamenti, ka reaguar sot ashpër (5 shtator) për konfliktin më të fundit institucional, ku magjistratët duke sfiduar Kuvendin i kanë rritur pagat vetes.

Ai kritikoi KLGJ dhe KLP duke e cilësuar vendimin e tyre si “turp institucional”. Spaho ngre edhe pyetjen ligjore se “mbi cilën bazë e morën vendimin”?

Madje ndan mendimin në një postim të tij në rrjetin social, se ky akt tregon se “është bërë një reformë komike në drejtësi”.

Postimi i plotë i Edmond Spahos:

“Kam ndjekur me shumë interes lojën e luftërave midis Qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, në insistimin e këtyre të fundit për të rritur pagat mbi koeficientët që përcakton tabela kombëtare e pagave për të gjitha institucionet e vendit tonë.

Nisur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mund të pranoj që Qeveria bëri një lojë duke e dërguar në Kuvend projektligjin për rregullimin e pagave të sistemit të drejtësisë, një ditë para se të përfundonte afati i përcaktuar nga kjo Gjykatë.

Formalisht, Qeveria e kapërceu lumin duke ia lënë barrën e miratimit të projektligjit Parlamentit, që nuk është Qeveria.

Gjykata Kushtetuese, kur mori vendimin dhe përcaktoi që Qeveria duhet ta zgjidhë këtë çështje deri më 31 Korrik, harroi që projektligjet i miraton Parlamenti dhe jo Qeveria. Ajo vetëm i propozon. Nga propozimi i saj deri në miratimin nga Parlamenti mund t’i ndajë një lumë i tërë.

Pra, Gjykata Kushtetuese i vuri detyrë dikujt që nuk e ka kompetencën të plotë dhe nuk e kontrollon dot procesin deri në fund.

Për këtë duhet të përgjigjet Gjykata Kushtetuese, e cila jo pak herë është përdredhur si qeni i kallajxhiut kur nuk dëshiron të marrë vendime të sikletshme.

Më pas vjen çështja themelore juridike:

Gjykata Kushtetuese ngarkoi Qeverinë dhe i vuri afat të zgjidhë çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë deri më 31 Korrik 2026.

Supozojmë që Qeveria neglizhoi dhe nuk e zbatoi këtë detyrë.

Lind pyetja: mbi çfarë baze ligjore KLGJ dhe KLP mblidhen dhe përcaktojnë pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Kush ua dha këtyre institucioneve këtë të drejtë?

Ligji për pagat ia jep këtë të drejtë Qeverisë dhe Parlamentit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka përcaktuar që, nëse Qeveria nuk e plotëson këtë detyrim, KLGJ dhe KLP kanë të drejtë të përcaktojnë pagat e tyre.

Si është e mundur që dy organizma ligjzbatuese të angazhohen në një veprim antiligjor, kur ligji këtë kompetencë nuk ua jep atyre, por ia ka dhënë Qeverisë dhe Parlamentit?

Mbi çfarë baze rrisin pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dy institucionet të cilët konsiderohen ajka e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit?

Akoma më keq, prokurorët trima kërcënojnë Ministrinë e Financave që, nëse deri sot në orën 16:00 nuk lëvrohen pagat e reja të përcaktuara nga KLGJ dhe KLP, ata do të fillojnë ndjekjen penale ndaj punonjësve të Ministrisë së Financave.

A konsiderohet ky puç kushtetues?

A e kuptoni në çfarë marrëzie është futur sistemi ynë i drejtësisë?

A kuptoni çfarë shteti leshi kemi ndërtuar dhe çfarë reforme kemi bërë në drejtësi?

A e dalloni dot që ata që ishin në sistemin e vjetër të drejtësisë ishin më të ekuilibruar dhe më të kufizuar se të marrët që kemi futur në sistemin e ri të drejtësisë?

A e kuptoni sa pa takt, sa sipërfaqësore, sa pa formim janë, me nder, elita e sistemit të ri të drejtësisë?

Për këta duhet të vazhdojmë të sakrifikojmë dhe të shpresojmë që do të bëjnë drejtësi në këtë vend?

Turp për çfarë shteti qesharak paskemi ngritur dhe çfarë reforme komike paskemi bërë!”.

 

Next Post
“Ky do jetë viti im”- Ardon Jashari: Nuk kam menduar të lë Milanin për Juventusin!

“Ky do jetë viti im”- Ardon Jashari: Nuk kam menduar të lë Milanin për Juventusin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In