Trembëdhjetë persona janë vrarë në Dnipro të Ukrainës, pas një sulmi me dron rus, tha guvernatori i rajonit të Dnipropetrovskit, Oleksandr Ganza. Kreu i hekurudhave ukrainase tha se stacioni i trenit të qytetit ishte shënjestër në sulmin vdekjeprurës.
Ganza shtoi në një postim në Telegram se të paktën pesë persona të tjerë janë plagosur.
Gjithashtu dhe kryetari i bashkisë së Dnipros, Boris Filatov, vuri në dukje se një tren pasagjerësh u godit.
The post Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë











