• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përgjegjësi të dënohet, e vrau për 2 pula!”/ U masakrua pasi u kap brenda banesës duke vjedhur, ndërron jetë 52-vjeçari. Flet vëllai i viktimës

by Java News
04/03/2023 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ndërruar jetë 52-vjeçari Lefter Brisku i njohur edhe me emrin Krenar Brisku, që u masakrua pasi u kap brenda një banese në lagjen “11 janari” në Kuçovë duke vjedhur pula.

Ai u dhunua nga një 20-vjeçar që gjendej në banesë në momentin e vjedhjes.

Lajmin e bëjnë të ditur burime për BalkanWeb, sipas të cilave ai nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të marra dhe mesditën e sotme ka vdekur në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ai  u dërgua menjëherë pas ngjarjes në gjendje kome, për shkak të goditjeve të shumta që kishte marrë në kokë.

Lefter Brisku qëndroi 7-ditë në Spitalin e Traumës, ku sipas familjarëve mësohet se nuk ka reaguar asnjë moment.

Ndërkohë familja Brisku në lagjen “11 Janari” në Kuçovë ka hapur pasditen e sotme dyert e mortit, në pritje të trupit të viktimës, ndërkohë që në banesën 2- katëshe të 20-vjeçarit Bjorsi Shushari (tashmë i shoqëruar nga policia pasi po procedohej fillimisht pas ngjarjes në gjendje të lirë), gjithçka është e mbyllur.

Familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi për 52-vjeçarin, që sipas tyre u masakrua në mënyrë barbare nga i riu për dy pula.

Vëllai i viktimës, Shyqo Brisku i bën apel shtetit të vërë para drejtësisë 20-vjeçarin që masakroi për vdekje vëllain e tij, duke shtuar se kishte edhe mënyra të tjera për ta neutralizuar dhe për të lajmëruar policinë.

“Nëse vëllai kishte shkuar për të vjedhur ata duhet të njoftonin policinë kur e panë në oborr dhe jo ta masakronin për vdekje. Vëllai im ka dalë atë natë nga shtëpia i dehur dhe në atë gjendje që ndodhej ishte shumë e thjeshtë që një 20-vjeçar ta neutralizonte e të thërriste policinë por jo ta masakronte për vdekje.

Lajmin e morëm vesh nga mediat sepse policia nuk na njoftoi, as në Spitalin Ushtarak se pamë dot derisa vdiq, vetëm nusja mundi të hyjë brenda, por vëllai nuk reagoi asnjëherë. Ne kërkojmë drejtësi për vëllain tonë, që la jetim djalin e vetëm 16-vjeç”, ka thënë Shyqo Brisku.

“Viktima dhe agresori jetonin në të njëjtën lagje në qytetit e Kuçovës por edhe pse shtëpitë e tyre ishin mjaft larg nga njëra-tjetra banorët e lagjen i njihnin mirë të dyja familjet.

Ndërkohë që nuk mund të dëshmojnë dot rreth të vërtetës së ngjarjes së 26 Shkurtit, banorët e lagjes “11 Janari” në Kuçovë pohojnë se 52-vjeçari ishte pijedashës por ishte familjar i rregullt dhe punëtor, ndërkohë që 20-vjeçari ishte student në Tiranë”, ka thënë vëllai i viktimës./m.j

Next Post
“Ik o Luiz, ti ke hyrë me mik atashe”/ Olta i sulmon të gjithë: O zemra ti ose gënjen shumë ose…. Këngëtari: Nuk e di kë ke përballë

“Ik o Luiz, ti ke hyrë me mik atashe”/ Olta i sulmon të gjithë: O zemra ti ose gënjen shumë ose…. Këngëtari: Nuk e di kë ke përballë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In