• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Përfundoi faza e parë e operacionit, tani të çlirojmë Donbasin”, Rusia heq dorë nga Kievi dhe nis tërheqjen?

by A R
26/03/2022 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moska ndryshon strategji në Ukrainë. Forcat ruse duket se e kanë zhvendosur fokusin nga një ofensivë tokësore që kishte si objektiv kryeqytetin Kiev, duke i dhënë përparësi atij që Moska e quan çlirimin e rajonit të kontestuar të Donbasit në lindjen industriale të vendit, thanë zyrtarët të premten, duke sugjeruar një fazë të re të luftës.

Duket ende herët për të ditur nëse kjo do të thotë që Presidenti Vladimir Putin po zvogëlon ambiciet e tij në Ukrainë, por lëvizjet ushtarake ruse këtë javë tregojnë pohimin e realitetit të një rezistence të fortë ukrainase.

Forcat e Putinit janë nën presion të madh në shumë pjesë të vendit dhe Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera po përshpejtojnë transferimin e armëve dhe furnizimeve në Ukrainë. Ditët e fundit, zyrtarët amerikanë kanë thënë se po shohin prova të kalimit të forcave mbrojtëse ukrainase në ofensivë në përmasa të kufizuara në disa zona të vendit.

Duke e paraqitur lëvizjen në një dritë pozitive, zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm rus tha se forcat e tij kishin arritur kryesisht “objektivat kryesore” të fazës së parë të atij që Moska e quan një “operacion ushtarak special” në Ukrainë. Gjeneral Kolonel Sergei Rudskoi tha se forcat ruse kishin “dobësuar ndjeshëm” fuqinë luftarake të ushtrisë ukrainase dhe si rezultat trupat ruse mund të “përqendroheshin në përpjekjet kryesore për të arritur qëllimin kryesor, çlirimin e Donbasit.”

Një muaj luftimesh i kanë lënë forcat ruse të bllokuara në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë në drejtim të Kievit. Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha se forcat tokësore ruse ditët e fundit kanë treguar pak interes për të përparuan në Kiev, megjithëse ato po vazhdojnë sulmet ajrore ndaj kryeqytetit.

“Të paktën për momentin, ata nuk duket se duan të vazhdojnë në mënyrë agresive madje aspak ofensivën ndaj Kievit. Ata janë të fokusuar tek Donbasi,” tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti për të diskutuar vlerësimet e brendshme amerikane për luftën.

Që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt, presidenti Putini ka qenë i paqartë në përcaktimin publikisht të synimeve të tij ushtarake në Ukrainë. Ai është shprehur se qëllimi ishte “çmilitarizimi” dhe “denazifikimi” i qeverisë së vendit si dhe “çlirimi” i Donbasit, një pjesë e të cilit ka qenë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. Presidenti rus grumbulloi më shumë se 150,000 trupa në kufijtë e Ukrainës dhe më pas i urdhëroi ata drejt objektivave të ndryshëm, në vend që të përqendroheh në një objektiv të vetëm strategjik si Kievi apo Donbasi.

Në katër javët që nga fillimi i sulmit, ukrainasit kanë bërë një rezistencë shumë më të ashpër nga sa priste presidenti Putini dhe përparimi i forcave ruse është ngadalësuar nga probleme të shumta, përfshirë logjistikën e dobët dhe ndoshta edhe moralin e dobët.

Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur në Bruksel, tha se “është shumë herët për të thënë” nëse rusët kanë ndryshuar qasjen e tyre.

“Kjo tregon shumë qartë se në çdo rast, një operacion (rus) i ndërmarrë njëkohësisht nga të gjitha anët u frenua nga rezistenca heroike e popullit ukrainas. Kjo është ajo që po shohim prej disa ditësh”, tha ai.

Duke mos arritur fitoren e shpejtë që me sa duket kishte parashikuar përpara se të niste agresionin, presidenti Putin përballet me zgjedhje të vështira: Si dhe ku t’i përforcojë forcat e tij tokësore të lodhura dhe nëse do të sulmojë furnizimin e armëve perëndimore për ukrainasit. Një pyetje madhore në lidhje me alternativën e dytë është se çfarë kostoje do të ketë nëse duhet të përshkallëzojë apo zgjerojë luftën?

Zyrtari i lartë amerikan tha se duket se Putini synon të tërheqë forcat ruse në Gjeorgji si përforcime për Ukrainën. Zyrtari tha se ishte e paqartë se nga dhe sa forca mund të hynin në Ukrainë.

Dobësitë ruse në Ukrainë mund të jenë befasia më e madhe e luftës deri tani. Pas dy dekadash modernizimi dhe profesionalizimi, forcat ruse kanë rezultuar të jenë të papërgatitura, të pakoordinuara mirë dhe të frenueshme. Shkalla e humbjeve të trupave ruse nuk dihet me detaje, megjithëse NATO vlerëson se 7,000 deri në 15,000 kanë vdekur në katër javët e para – të përafërta me ato që Rusia humbi në një dekadë lufte në Afganistan.

Robert Gates, ish-drejtor i CIA-s dhe ish-sekretar i mbrojtjes, tha se presidenti Putini “duhet të jetë jashtëzakonisht i zhgënjyer” me ushtrinë e tij.

“Shohim në Ukrainë rekrutë (rusë) që nuk e dinë pse janë atje, nuk janë të trajnuar mirë, si edhe probleme të mëdha me komandën dhe kontrollin, dhe taktika tepër të dobëta,” tha zoti Gates të mërkurën.

Mick Smeath, atasheu i mbrojtjes i Londrës në Uashington, thotë se zbulimi britanik vlerëson se forcat ukrainase ndoshta kanë rimarrë dy qytete në perëndim të Kievit.

“Ka të ngjarë që kundërsulmet e suksesshme nga Ukraina do të parandalojnë aftësinë e forcave ruse për të riorganizuar dhe rifilluar ofensivën e tyre ndaj Kievit,” tha zoti Smeath në një deklaratë të shkurtër të mërkurën.

Presidenti Putin po përdor taktika rrethimi kundër qyteteve kryesore të Ukrainës, duke bombarduar nga larg.

Ukrainasit përballen me një betejë të vështirë edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po përshpejtojnë dhe zgjerojnë fluksin e armëve dhe furnizimeve kritike, përfshirë raketa anti-ajrore dhe dronë të armatosur.

Philip Breedlove, gjeneral në pension i Forcave Ajrore i cili shërbeu si komandanti më i lartë i NATO-s në Evropë nga 2013 deri në 2016 dhe tani është specialist i Evropës në Institutin e Lindjes së Mesme, tha se Ukraina mund të mos e fitojë luftën plotësisht, por rezultati do të përcaktohet nga ajo që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është i gatshëm të pranojë në një zgjidhje të negociuar.

/VOA/a.r

Next Post
“Berisha i korruptuar, kërkon rikthimin në PD për hallin e tij personal! demokratët nuk vijnë në pushtet me të”

"Berisha i korruptuar, kërkon rikthimin në PD për hallin e tij personal! demokratët nuk vijnë në pushtet me të"

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Ky qe plani.Njohja e Republikave Popullore të Donbas, Luganskut, brenda territorit të Ukrainës,ku të mësohet gjuha zyrtare ruse e sanksionuar në kushtetutën e Ukrainës,dhe njohja e Krimesë si territor rus.Janë fjalë të cituara më 2008 mes Bushit Junior dhe Putinit.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

January 15, 2026
Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

January 15, 2026
Borgen dhe Groenlanda: Kur seriali parashikon ‘lojën’ e superfuqive

Borgen dhe Groenlanda: Kur seriali parashikon ‘lojën’ e superfuqive

January 15, 2026
Vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi mohon akuzat për herë të parë në GJKKO: Nuk jam unë porositësi, pse nuk i nxirrni përgjimet

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Hajrin

January 15, 2026
Berisha: E gjithë bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike në Shqipëri!

Berisha: E gjithë bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike në Shqipëri!

January 15, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Berisha vijon akuzat: U përmbytën banesa dhe morali i kalbur i kësaj qeverie

January 15, 2026
E burgosura nga Tropoja ndërron jetë në QSUT/ Vuante nga probleme të rënda shëndetësore (EMRI)  

Gripi po shoqërohet me ndërlikime të rënda! Raste të shtuara në urgjencë dhe shtrime të sëmurëve kronikë

January 15, 2026
Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

January 15, 2026
Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

January 15, 2026
Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In