Sekretari për Pushtetin Vendor në Partinë Demorkatike, Roland Bejko, ka treguar disa nga prapaskenat e mbledhjes që u zhvilluar në PD fill pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Bejko theksoi se i ka drejtuar disa pyetje Bashës, por nuk ka marrë përgjigje për pyetjen më të rëndësishme, se a është kjo dorëheqje pa kthim. Ai u shpreh se rezultatet e zgjedhjeve treguan se Basha nuk arriti që të bënte për vete elektoratin gri. Po ashtu, Bejko shtoi se kriza në Partinë Demorkatike do të vijojë nëse nuk largohet Sali Berisha. Ndwrkohw drejtuesi politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës deklaroi se do të largohet nga kjo parti nëse Berisha bëhet kryetar.
-Zoti Bejko, më 6 mars Partia Demokratike doli forcë e tretë politikë, ndërkohë që nuk arriti të fitonte asnjë nga 6 Bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale. Keni një koment?
Pas humbjeve në zgjedhje unë kam dal dhe kam kërkuar dorëheqjen e Bashës. Unë nuk do të kërkoja dorëheqjen e Bashës, në rast se ai do të dilte i dytë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Unë jam anëtar i Kryesisë së PD dhe kam qenë anëtar edhe me zotin Berisha dhe me zotin Basha dhe në mbledhjen që zhvilluan pak ditë më parë me Alibeajn, ka qenë krejt ndryshe dhe aty fillova të besoj se ajo që ka ndodhur në Kosovë mund të ndodh edhe në Shqipëri, që nuk ka nevojë për të pasur kreshnik në krye të partive, por mjafton të kesh njerëz normal me dy pare mend, të edukuar dhe të qartë në objektivat e tyre dhe të respektojnë institucionet.
-Çfarë nënkupton për ju me bashkim i Partisë Demokratike?
Problemi është që pala tjetër nuk ka kuptuar asgjë. I ka kapur euforia duke qenë se në datën 6 mars ata morën një rezultat disa pikë më të larta se zoti Lulzim Basha së bashku me zotin Ilir Meta në koalicion dhe kjo unë mendoj, se është e mjaftueshme që ta quajnë partinë mjaftueshmërisht të plot edhe pa ne. Në mënyrën si di Berisha që t’i bëjë gjërat, në mënyrë gjysmë komuniste është hedhur që ta rrëmbejë grupin parlamentar duke ushtruar këtë presionin. E kuptoj, që beteja bëhet për grupin parlamentar, ka filluar që të joshi deputet madje të premtoj edhe për vende të sigurta në Parlament dhe përveç kësaj, kanë filluar një metodë aty në bazë se unë jam edhe në kontakt me njerëz në bazë duke u bërë presion dhe duke u thënë shpejt se është duke u mbyllur procesi për organizimin e degëve, për të zgjedhur kryetar sekretar seksioni. Sali Berishës i duhet me çdo kusht që ai ta marr PD dhe nuk i intereson asgjë tjetër. Ne në mbledhjen e kryesisë, madje kur kemi hartuar ftesën e cila do ti shkoj foltores dhe jemi treguar të kujdesshëm se mos këta kapeshin pas fjalëve që të sulmonin, të etiketonin ose të masakronin. Nëse shkohet në negociata mendoj se shkohet pa kushte dhe sipas ofertave që bënë secila palë qëllimi është që të dyja palët të fitojnë. Mesa kam kuptuar unë, zoti Berisha nuk ka nevojë fare për negocim.
-Mendoni se Berisha nuk duhet që të jetë pjesë e PD…
Ne tagrin për negocim ia kemi dhënë kryetarit të komanduar Alibeaj dhe atyre që do të çojë kryetari në komision nëse do të pranohet edhe nga pala tjetër. Mesa kuptoj unë nuk do të pranohet për negocim, por nëse pranohet gjithmonë. Në rast se Berisha që është i shpallur “non grata” dhe nuk do që të largohet nga PD dhe do të jetë aty, unë personalisht nuk do të pranoj dhe nuk do ta njoh atë për kryetar të PD dhe as nuk do të bashkëpunojë me të. Mendoj se Partia Demokratike nuk vjen dot në pushtet me Sali Berishën sepse jo vetëm që nuk fiton dot më elektoratin gri brenda së djathtës që janë ish të përndjekurit politik ish-pronarët, intelektual të ndryshëm, por mendoj se Berisha luan në një kohë të gabuar për faktin që është i vjetër dhe “non grata”. Sikur gjithë deputetët ta mbështesin Berishën që të marr drejtimin e PD unë vet nuk do të shkoj. Unë besoj faktin dhe fakti është ky që SHBA-të kanë marr një vendim dhe deklaruan se zoti Berisha është person “non grata” dhe është një deklaratë që ata nuk e ndryshojnë. Dhe përtej “non gratës” edhe sikur ai të mos ishte, unë jam kundër Berishës.
-Si e pritët dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i PD?
Kur Basha lexoi deklaratën, pati njerëz të paqartë dhe kishin shumë pikëpyetje. Unë i bëra disa pyetje. I thashë, është dorëheqje me të drejtë kthimi apo pa kthim? E dyta kush do ta drejtojë partinë? Dhe e treta, a ka negociatë me palën tjetër? Kam marrë përgjigje që partia do të drejtohet sipas statutit dhe ka thënë nuk ka asnjë marrëveshje me palën tjetër. Për pyetjen a do të ketë kthim, nuk u përgjigj. Diskutimi im ka qenë i tillë, i kam thënë, në momente humbjesh zgjedhjesh, opinioni publik dhe zgjedhësit mezi presin të thuash fjalën e parë. Fjala e parë që dëgjova, ishte nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje. Kjo më ka thyer shumë. Jam ndjerë i fyer. Edhe për faktin që ne e filluam betejën, 4-5 vetë, pa kontaktuar me Bashën, vetëm me çfarë ndodhi në 9 shtator. I bëmë thirrje Bashës që nëse kishte gjë për Berishën, ta thoshte. Kaluan shumë muaj dhe Basha foli vetëm afër mbajtjes së Kuvendeve. Në gjithë këtë histori jam i mërzitur shumë nga veprimet dhe mosveprimet e zotit Basha. Nëse kishte ndërmend ta bënte betejën e jetës së tij, kjo ishte beteja. Te Big Brother ishte ajo zonja që i thoshte të birit nxirre luanin brenda. Edhe ne ia kërkuam Bashës. Mendova se elektorati gri do të mbështeste Bashën. Elektorati gri ndenji në shtëpi. Ne donim që të largonim që të ikte Berisha dhe iku Basha.
-A duhet të tërhiqet Berisha nga PD?
Mendoj se për t’u bashkuar Partia Demokratike ai duhet që të tërhiqet, përveç atyre argumenteve që thash që është “non grata”. Janë jo pak nga ata që janë në komisionin e rithemelimit dhe thoshin që jemi në krah të Berishës që të ik Basha por unë nuk i di mendimet e tyre sot që iku Basha sepse mua vet ma kanë thënë. Në zgjedhje votuan 30 për qind e votuesve. 30 për qind mori Berisha dhe përbëjnë 15 për qind të elektoratit shqiptar dhe pjesa tjetër ka qenë në shpi sepse ne nuk morëm dot as gjysmat e votave të 25 prillit dhe të dyja bashkë si votat e Bashës dhe ato të Berishën nuk vinin dot në pushtet. Pse është e pamjaftueshme sepse unë dua pushtetin që të rrëzoj Ramën mirëpo historia ka treguar se ne edhe të bashkuar nuk fitojmë dot. Me listë të përbashkët është ndryshe sesa të jesh me dy subjekte pra koalicion. Ilir Meta është një politikan i fort, por mendoj se Meta i ktheu borxhin Berishës meqenëse doktori ia kishte bërë një nder më parë. Doktori tentoi me rrugë politike që ta merrte Partinë Demokratike, pora siglën e Partisë Demokratike dhe nuk ia arriti dhe ça bëri Ilir Meta e futi prapë në politik. Ilir Meta këto zgjedhje nuk do ti dekretonte dhe e bëri për ti ardhur në ndihmë Berishës. Por, doktori e kishte luftë jetë a vdekje dhe nuk pranon dot që Partinë Demokratike t’’a marrin se e sheh si pronë të vetën.
/a.r