• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

by Rudina Koromani
15/01/2026 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Koromani, Psikologe Klinike

“Kur dikush shkund një qilim, goditjet nuk janë kundër qilimit, por kundër pluhurit që ai mbart.” – Rumi

Kjo shprehje më vjen shpesh në mendje sa herë kam përballë prindër të zhgënjyer dhe të lodhur nga sjelljet negative, të përsëritura, të fëmijëve të tyre.

Fëmijë që nuk duan të studiojnë; fëmijë që rrezikojnë jetën me sjellje delikuente; fëmijë agresivë, që ofendojnë apo godasin prindërit; fëmijë të përfshirë në abuzime me drogëra… rastet problematike janë të pafundme. Dhe, pothuajse gjithmonë, e gjithë pesha e këtyre problemeve bie mbi prindërit.

…dhe prindi ndihet fajtor. Pyet veten: Ku kam gabuar?

Sot po shtohen prindërit e shkatërruar emocionalisht nga sjellja e fëmijëve të tyre: “Nuk di çfarë të bëj më”; “Mes gjithë të mirave është rritur”; “Një shpullë nuk ka marrë kurrë”; “E trajtoj si shok”…

Çështja është se prindërimi modern, në shumë raste, e ka hedhur në kosh autoritetin prindëror. Një autoritet që brezi i mëparshëm shpesh e ushtronte në mënyrë të tepruar dhe të gabuar, por që sot, në emër të librave të prindërimit dhe iluzionit se “dimë gjithçka”, është zëvendësuar me një qasje tjetër po aq problematike: plotësimin pa kushte të dëshirave të fëmijës.

Shumë prindër janë shndërruar nga prindër edukues në prindër admirues të fëmijëve të tyre: në plotësues dëshirash, në blerës dhuratash pa kriter, në zbatues të çdo kërkese – pavarësisht nëse fëmija e meriton apo jo.

Po, çdo fëmijë ka një personalitet unik. Pikërisht për këtë arsye, recetat e prindërimit nuk gjenden thjesht në libra. Megjithatë, një parim mbetet i pandryshueshëm dhe i vërtetuar: autoritet në masën e duhur.

Por si mund ta dijë fëmija çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, nëse sjelljet e këqija nuk ndëshkohen? Si mund të edukohet një fëmijë që trajtohet si i barabartë me prindin, në role dhe vendimmarrje?

Kur djali apo vajza të kërcënon me thikë, si do ta ndalësh? Kur kërkon të dalë, ndërkohë që prindi e di se po rrezikon, si do ta kufizosh? Kur kërcënon të vjedhë apo të marrë me dhunë para, si do të veprosh?

“Kur dikush shkund një qilim, goditjet nuk janë kundër qilimit, por kundër pluhurit që ai mbart.” – dhe kjo nuk do të thotë ta rrahësh fëmijën mëngjes, drekë e darkë.

Do të thotë:

‼️ Fëmija duhet dëgjuar – por në përputhje me nivelin e zhvillimit të tij. Sa më shumë rritet, aq më shumë duhet dëgjuar.

‼️ Fëmija duhet edukuar dhe ndëshkuar për sjelljet e gabuara, në mënyrë që të mësojë pasojat e veprimeve të veta. Deri në moshën e pjekurisë, fëmija nuk e kupton plotësisht pasojën e veprimeve – as për veten, as për të tjerët. Kur komunikimi dështon, duhet të aplikohen ndalesa ndaj gjërave që ai pëlqen, ndëshkime të qarta për sjellje të gabuara të përsëritura dhe shpërblime për sjellje pozitive dhe arritje.

‼️ Godasim pluhurin, jo fëmijën. Pa harruar kurrë t’i themi që e duam dhe do ta duam gjithmonë; pa harruar ta dëgjojmë; por edhe pa harruar se je prindi, jo shoku i tij. Respekti ndaj prindit nuk negociohet.

Luani me ta për 7 vitet e para,

Mësojini për 7 vitet e tjera,

Këshillojini për 7 vitet pasuese,

dhe më pas lërini të ecin vetë.

(I. Ali)

#ndëshkimifëmijës #zhvillimifëmijës #prindërimi

Next Post
Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 4, 2026
Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

October 4, 2026
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
“Serbët spiunojnë ushtrinë shqiptare”

“Serbët spiunojnë ushtrinë shqiptare”

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com