• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha vijon akuzat: U përmbytën banesa dhe morali i kalbur i kësaj qeverie

by A R
15/01/2026 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur grupin parlamentar këtë të enjte, 15 janar, nga ku dhe foli për situatën e shkaktuar në vend nga përmbytjet.

Siç u shpreh Berisha, qytetarët e prekur nuk morën mbështetje nga institucionet përkatëse, duke cilësuar se këto të fundit janë dhe shkaktarë të situatës.

“Shqiptarët e nisën këtë vit në shumë zona të vendit, nga Gjirokastra në Shkodër, por veçanërisht në Durrës dhe qarkun e Durrësit, në një përmbytje të përmasave të papara ndonjëherë. Në një përmbytje me pasoja të rënda. Në një përmbytje në të cilën shteti jo që nuk ishte një mbështetje për qytetarët, por shteti me korrupsionin e tij të çmendur, të papërmbajtur, ishte shkaku i thellë i kësaj përmbytje të paparë ndonjëherë në qarkun e Durrësit, por edhe në disa qarqe të tjera. Në fakt, në ujërat që përmbytën mijëra e mijëra banesa, nga veriu në jugun e vendit, u përmbyt gjithashtu morali i kalbur i kësaj qeverie“, u shpreh ai.

Duke përmendur dhe zjarret e sezonit veror, kryedemokrati u shpreh se “satelitet i vërboi korrupsioni”, duke akuzuar kështu për mos marrje të masave të nevojshme për këto fatkeqësi.

“Shqiptarët panë se si këta gobsekë vazhdonin ahengjet, udhëtimet, ndërkohë që ujërat shtoheshin çdo ditë në shtëpitë e tyre. Shqiptarët panë me sytë e tyre shkaqet e vërteta të kësaj drame që pësuan dhe që edhe sot janë në të. Në çdo vend dhe çdo qeveri në botë, ndërtohet një infrastrukturë kundër përmbytjeve. Dhe në ligjin e sigurisë kombëtare, emergjenca ndaj fatkeqësive natyrore ka një përparësi absolute. Pra, Shqipëria u dogj sa asnjëherë tjetër në historinë e saj. Satelitët e Peleshit mbushën xhepat e Edi Ramës. Firmosja e një marrëveshje se na duhen satelitët për të parë vatrën e parë të zjarrit që të shkojmë dhe ta fikim menjëherë, ky mashtrues i paskrupullt, i pamoral, zjarret dogjën njerëz të gjallë, dogjën familje, shtëpi si asnjëherë tjetër, dhe satelitët i verboi korrupsioni“, tha ai.

Duke e rikthyer vëmendjen tek përmbytjet, Berisha u shpreh sërish se hidrovorët nuk ishin në funksionin e tyre të plotë, teksa shtoi akuzat ndaj kreut të qeverisë.

“Më dramatike është situata e përmbytjeve home-made, e bërë nga dora e njeriut. Jo shiu, shiun nuk e ka sjellë njeriu. Por problemi është se në ultësirën e Durrësit, dy hidrovorë të fuqishëm, që e mbrojnë atë, dhe dy kanalet kryesore që e mbrojnë territorin e kësaj ultësire, ishin jashtë funksioni. Hidrovori i Hamallës, patronazhistët i kishin vjedhur tre pompa të fuqishme mijëra e mijëra litra ujë në sekondë. Zhdukur të tria. Vjedhur pompat, vjedhur motorrat. Mirrnin rrogat dhe pafytyrësisht gjer sot asnjë njeri nuk është bërë përgjegjës. Por një njeri që të kujton njerëzit primitivë me qëndrimet e veta, por nuk është primitiv, fajësonte qytetarët se kanë hedhur letra dhe plastika në kanalet. Ndërkohë, nga taksat e tyre janë marrë 40 e ca milionë euro për pastrimin e kanaleve, mirëmbajtjen e tyre dhe mbrojtjen e qytetarëve, por ato kanë përfunduar të gjitha në xhepat e Lubive të qeverisë, e banditëve të qeverisë. Hidrovori i Porto Romanos është postuar në mënyrën më kriminale nga vendi, pika më e ulët që duhej të ishte, e kanë nxjerrë në një terren tjetër ku mbi 1 metër e gjysmë apo dy metra më lart, dhe atij nga 9 porta, gjysma nuk i funksionojnë fare. Kështu dhe hidrovorët e tjerë me radhë. Një shtet që figuron vetëm në drogë dhe në letër. Dhe për të gjitha këto, fajet i paskan qytetarët“, tha ai.

Next Post
Berisha: E gjithë bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike në Shqipëri!

Berisha: E gjithë bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike në Shqipëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
Formacionet: Klopp i beson surprizës së sezonit, Simeone i përgjigjet me një “asist nën mëngë”

Klopp i gëzuar për dënimin e Manchester City, Liverpool mund të fitojë dy tituj në Angli nga vendimi!

September 26, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në…

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

September 26, 2026
Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

September 26, 2026
Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

September 26, 2026
“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

September 26, 2026
Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com