• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për vajzat që dorëzohen dhe thonë: Unë doja vete!

by Rudina Xhunga
26/10/2023 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Një vajzë në Vlorë është përdhunuar në grup dhe është hedhur në rrugë. Vajza ka bërë denoncim në polici dhe një ditë më pas, e ka tërhequr, duke thënë se ka shkuar vetë me dëshirën e saj.

Një ngjarje e turpshme dhe e neveritshme. Jo vetëm për faktin që kjo vajzë është përdhunuar dhe hedhur në rrugë, por edhe për faktin që kësaj ngjarjeje i shtohet edhe zëri i shoqërisë që mbledh buzët: eh, e kërkoi vetë, e donte dhe ndodhi.

Donte dhe e bëri, thotë shoqëria, nuk të merr njeri me zor. Po, donte dhe shkoi, donte të pinte, donte të hante drekë, donte edhe të shkonte në dhomë pas dreke. Por nuk donte të vdiste.

Nuk donte ta shqyenin dhe ta hidhnin në trotuar.

Keni vajza ju? Duan vetë ato??? Si mund ta thuash këtë frazë? Duan vetë! Dalin të premte, të shtunë, të diel dhe e kërkojnë vetë. E tmerrshme! E ndyrë! E neveritshme! Po, ato duan vetë të flasin, të dalin, të pinë, të zhvishen, të bëjnë dashuri. Është jeta e tyre, është trupi i tyre. Por nuk duan t’i vrasin!

Dhe vjen pastaj pjesa edhe më e rëndë. Reagimi i sistemit. Vajza është e kërcënuar, por nuk është punonjësi i shtetit, që ka marrë denoncimin dhe pastaj tërheqjen e denoncimit? Po pse more burra, duhet të vijë ministri për çdo rast dhune ndaj gruas, që t’ju dalë frika juaj nga krimi?

Po ju a keni vajza?

Shqipëria e post ‘90-ës është plot me ngjarje të tilla.

Sa vajza u hodhën trotuareve, sa prej tyre nuk folën kurrë, nuk treguan kurrë, nuk harruan kurrë! Për vajzat që tani janë bërë nëna dhe nuk iu ka ikur kurrë gjurma e dhunës nga trupi. Gjurma e dhunës së atij që ka pushtet, pushtetin e armës, të një kohe terrori. Dhe në emër të atyre kohërave mos guxoni të thoni; vajzat duan vetë. Vajzat nuk duan vetë. Vajzat duan të jetojnë. Ta jetojnë jetën në mënyrën e tyre. Me fustane të shkurtra, me pantallona, si të duan ato. Është trupi i tyre, është jeta e tyre, e vendosin vetë. Por askush nuk do të vdesë, të përdhunohet. Askush nuk do, kur thotë JO.

Njerëzit e mediave në Vlorë që njohin njëri-tjetrin, heshtën dhe nuk e sollën lajmin në mediat e mëdha. Një vajzë foli. Afroviti, gazetare në Vlorë. Vajzë e guximshme. Një televizion lokal, e quajti Prosti. Gazetarja Prosti. Raste si ky, nuk mund t’ia lëmë vetëm ndërgjegjes së gazetarëve. Nuk mund t’ia lëmë vetëm gjinisë së gazetarëve. Nuk duhet t’ia lëmë as vetëm xhepave të gazetarëve, apo frikës së gazetarëve. Duhet të ketë institucione që vendosin për këtë çështje, mbi emocionet dhe nevojat.

Nuk jemi më në ‘97-ën kur shteti ra dhe ne bashkë me të. Jemi në kohën kur shteti duhet të flasë me ligje, jo me shembuj. Jemi në kohë që vajza të tjera të mos përdhunohen, poshtërohen dhe në fund edhe të dorëzohen duke thënë: Unë doja vetë!

Next Post
Emri/ Ngjarja e rëndë në Durrës: Ndërron jetë marinari, zbardhen detajet e para

Emri/ Ngjarja e rëndë në Durrës: Ndërron jetë marinari, zbardhen detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

September 17, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë

September 17, 2026
Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

September 17, 2026
Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

September 17, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

September 17, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

Von der Leyen prezanton planin e ri të sigurisë: Këshill Evropian, protokoll emergjence dhe më shumë kapacitete ushtarake

September 17, 2026
Transportonte 4 lingota floriri dhe shuma me para cash në “Porsche”, arrestohet 30-vjeçari në Roskovec!

Transportonte 4 lingota floriri dhe shuma me para cash në “Porsche”, arrestohet 30-vjeçari në Roskovec!

September 17, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjitha fashikujt”- Shtyhet gjyqi i themelit për Ilir Metën, ja kur do të mbahet seanca e radhës

September 17, 2026
Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com