• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

by A. Q
17/09/2026 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi në seancën e sotme plenare heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për “Statusin e Magjistratëve”.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi tha se trajtimi financiar i prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk duhet të trajtohet në këtë mënyrë dhe kërkoi që projektligji t’i nënshtrohet një shqyrtimi më të specializuar.

Ai deklaroi se kur dëshiron “PS e përdor Kushtetutën si dokument dhe vendimet e saj”, kurse kur nuk dëshiron, “e përdor si letër higjienike”.

“Kuvendi të zbatojë vendimin e Kushtetueses. Kuvendi është duke vepruar në shkelje të Kushtetutës dhe vendimeve të GJK-së. Qeveria ka refuzuar të përmbushë detyrimin që i ka caktuar Këshilli i Legjislacionit. Ke refuzuar ti, të ushtrosh përgjegjësinë, siç është caktuar. Ka pasur heshtje nga qeveria, sepse për ju vendimet e GJK-së janë letër higjienike kur nuk ju intereson dhe janë letra me shumë vlerë, kur iu intereson. Po cenoni pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Mazhoranca ka sjellë në Kuvend sot në 17 shtator projektligjin për pagat e magjistratëve, që nuk është i njëjtë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai. 

Më tejs htoi se nuk mund të tellej me Kushtetutën

“Ne s’mund të tallemi me trajtimin financiar të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Propozoj të hiqet nga rendi i ditës, t’ia kalojmë projektligjin për një opinion më të specializuar në Këshillin e Legjislacionit”, u shpreh Bardhi në seancën e sotme në Kuvend.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se:

“Kuvendi i Shqipërisë, të paktën prej vitit 1998 e më këndej ka një praktikë të konsoliduar sa i përket procedurës që ndjek në transpozimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i legjislacionit e ka përfunduar në mënyrën e vetë në mënyrë shembullore.

Madje GKJ duhet të marrë shembull nga këshilli i legjislacionit. Kuvendi ka kërkuar opinionin e qeverisë dhe këtu është mbyllur. Kërkesa juaj nuk mund të miratohet sepse Këshilli i Legjislacionit ka vendosur. Mua më vjen mirë që PD-ja del në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse është një reflektim nga ato sharjet dhe fyerjet që bëni shpesh. Sot jemi këtu për të votuar një projektligj. Vota jonë ndaj kërkesës së PD-së është kundër, sepse kërkesa është hipokrite.”

Sakaq kërkesa e PD, u rrëzua.

Next Post
LIVE/ Brenda Kuvend, jashtë protestë! Qytetarët grumbullohen në akset para Parlamentit, polica me gardh metalik! Debate në seancë

LIVE/ Brenda Kuvend, jashtë protestë! Qytetarët grumbullohen në akset para Parlamentit, polica me gardh metalik! Debate në seancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com