• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

by A. Q
17/09/2026 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar një reagim të shpejtë nga shteti dhe institucionet e Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, Çitaku ka deklaruar se Kosova nuk mund të qëndrojë pasive dhe të presë që koha të zgjidhë situatën, pasi sipas saj, vendimi lidhet drejtpërdrejt me historinë e vendit.

“Një vendim që, në bindjen time, duket sikur ishte shkruar para se gjykimi të përfundonte. Një vendim që e ka shpërfillur pothuajse në tërësi punën e mbrojtjes”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar gjatë procesit puna e mbrojtjes, duke përmendur edhe dëshmitë e ish-komandantit të NATO-s, Wesley Clark, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, si dhe dëshmitarëve të tjerë të mbrojtjes.

Çitaku e ka cilësuar vendimin si “verdikt drakonik” dhe ka theksuar se ai, sipas saj, ka shkuar edhe përtej asaj që kishte kërkuar Prokuroria.

“Prandaj tani nuk kemi luksin të rrimë e të presim që koha t’i rregullojë gjërat vetë”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, duke kërkuar reagim institucional pas vendimit. Gjykata Speciale në Hagë dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burgim, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite burgim. Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për vepra që lidhen me krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Reagimi i Vlora Çitakut:

“Ani “vendimi nuk e ndryshon historinë e Kosovës”, po thonë disa.

Flasim pas 3 apo 4 vitesh sa mund ta ndryshojë, nëse ne sot nuk veprojmë shpejt.

Edhe një herë, ta kemi krejt të qartë: dje UÇK-ja u shpall ndërmarrje e përbashkët kriminale, në emër të popullit. Kaq e thjeshtë dhe kaq e rëndë është.

Nuk ka akuza individuale për veprimet konkrete të secilit prej tyre. Verdikti është ndërtuar mbi një narrativë kolektive, e cila e kriminalizon vetë luftën”.

Next Post
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjitha fashikujt”- Shtyhet gjyqi i themelit për Ilir Metën, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

September 17, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë

September 17, 2026
Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

September 17, 2026
Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

September 17, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

September 17, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

Von der Leyen prezanton planin e ri të sigurisë: Këshill Evropian, protokoll emergjence dhe më shumë kapacitete ushtarake

September 17, 2026
Transportonte 4 lingota floriri dhe shuma me para cash në “Porsche”, arrestohet 30-vjeçari në Roskovec!

Transportonte 4 lingota floriri dhe shuma me para cash në “Porsche”, arrestohet 30-vjeçari në Roskovec!

September 17, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjitha fashikujt”- Shtyhet gjyqi i themelit për Ilir Metën, ja kur do të mbahet seanca e radhës

September 17, 2026
Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com