• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi video konferencë me efektivët shqiptarë në misionet paqeruajtëse në botë: Na bëni krenarë

by Java News
29/12/2023 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Prgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Arben Kingji zhvilluan një bisedë online me efektivët shqiptarë që kontribuojnë në misionet tona jashtë vendit.
Teksa i uroi për festat e fundvitit, Ministri i Mbrojtjes shprehu vlerësimet për këtë pjesë të Forcave të Armatosura që bën krenarë të gjithë shqiptarët.

“Ju jeni pjesa më e ekspozuar në angazhimet tona ndërkombëtare. Na bëni krenarë, sepse i jepni një dimension tjetër angazhimit tonë, jo vetëm në mbrojtje e sigurië kombëtare, por edhe në eskportin e paqes e sigurisë në mbrojtjen kolektive. Kjo na bën jo vetëm përfitues nga anëtarësia në këtë aleancë të madhe, por edhe kontributorë, ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, me kapacitete modeste, por gjithnjë në rritje dhe të modernizuara. Ndaj ne duam ta tregojmë veten dhe të japim kontributin tonë si në operacionet e NATO-s, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Forcat shumëkombëshe ushtarake, por edhe humanitare dhe mbrojtjes civile, siç kemi qenë vitin e fundit në mbështetje të vendeve të rajonit”, u shpreh ministri Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes tha se Shqipëria përfaqësohet në 8 misione jashtë vendit: nga Iraku, Sudani i Jugut, Egjipti, Letonia, Bullgaria, Bosnja dhe Kosova, ku është edhe prezanca më e madhe në dy lokacione.
Z. Peleshi foli për konfliktët që janë shtuar sot në rjone të ndryshme të globit, por edhe në rajon. Ndaj ai inkurajoi veçanërisht efektivët që shërbejnë në misionin e KFOR në Kosovë, që të kontribuojnë me zell, por edhe me vetpërmbajtje, në mënyrë që të mos bien preh e provokimeve dhe situatave që mund të krijohen.

“Urojmë që konfliktet e ndezura të shkojnë drejt shuarjes. Duket se do të jetë një konflikt i gjatë në Ukrainë. Shpresojmë që të ketë një adresim sa më të shpejtë në krahun e së mirës, me fitoren e Ukrainës. Urojmë që ky të jetë një vit i mbaë dhe i qetë për Kosovën dhe për rajonin e Balllaknin Perëndimor”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.
Z. Peleshi foli edhe për planet dhe obktivat e mbrojtjes për vitin që vjen. “Pas pak javësh do të fillojë operacionet baza taktike ajrore e Kuçovës që është një bazë e NATO-s. Po punojmë që të fusim në planet e mbështetjes së NATO-s, me modelin e Kuçovës edhe ndërtimin e një porti pranë portit të ri në Porto Romano, një porti ushtarak që do ta bënte vendim me dy infrastruktura të rëndësishme të NATO-S, për stërvitje, mbështetje taktike apo dislokime në rast nevoje, operacionesh drejt krahut lindor të NATO-s. Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj në rajon, në krahun e Perëndimit. Ne kemi vetëm një agjendë dhe ai është integrimi euroatlantik”, theksoi Ministri Peleshi.

Nga ana e tij edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjenealmajor Arben Kingji shprehu vlerësimet maksimale për efektivët që shërbëjnë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit, duke theksuar se në këto ditë festash vigjilenca duhet të jetë më e madhe.

Next Post
Nisin punimet për përmirësimin e ujësjellësit, Balluku: 24 orë ujë për qytetarët e Elbasanit

Nisin punimet për përmirësimin e ujësjellësit, Balluku: 24 orë ujë për qytetarët e Elbasanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

September 20, 2026
“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

September 20, 2026
Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s

September 20, 2026
Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

September 20, 2026

Merz në telashe, zgjedhjet rajonale sjellin një tjetër goditje për kancelarin

September 20, 2026
U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

September 20, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

September 20, 2026
Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

September 20, 2026
“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com