• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD, Vokshi: Kompania GSK u largua. Reagon MSH: GSK Ristrukturim, ja dokumenti

by
05/05/2015 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD Albana Vokshi me anë të një deklarate për mediat ka thënë se  tregues i gjendjes së rëndë dhe dështimit të shëndetësinë është largimi i kompanisë Glaxo Smith Kline Export Limited, Kline 1 Actaves. Vokshi theksoi se “Sado të mundohet të përgenjështrojë Ilir Beqa, Glaxokompani është larguar nga Shqipëria. Ja ku është dokumenti që e provon.”, tha Vokshi duke treguar sipas saj dokumentin përkatës.

“Sot po i tregojmë publikut  deklaratën e kompanisë  Glaxo, drejtuar Ministrisë së Mirëqënies sociale ku dëshmohet mbyllja e zyrës dhe pushimi kolektiv i punonjësve të saj nga puna.

Motivi është i shkruar bardhë mbi të zezë; Kriza e tregut, kriza ekonomike në tregun lokal.

Tashmë është e qartë dhe e kuptueshme se situata e rrezikshme e monopoleve dhe interesave klienteliste në tregun farmaceutik, e orientuar  nga Rama – Beqja po shkaktojnë ikjen e kompanive më serioze në botë, që furnizojnë tregun me ilaçe cilësore dhe efikase për pacientët.

Kryeministri pretendoi se çmimet e ilaçeve janë ulur me  30%. Por e vërteta është që Beqja-Rama kërkon ta fshehë, pas manipulimit me fjalë, dhe kjo është e rrezikshme. Çmimi me 30 përqind të listës së barnave, është rritur në fakt deri në 150 përqind.

Por jo vetëm kaq, largimi i kompanive më serioze në botë, është sinjal për rënien e sigurisë shëndetësore në vend, për sigurinë e medikamenteve.

Kompanitë serioze farmaceutike si Glaxodhe Aktavis, nuk mund të operojnë në kushtet e një qeverisjeje klienteliste, që i jep hapësirë vetëm firmave të veta.” tha Vokshi ndër të tjera  në deklaratën e bërë nga selia blu.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë e cila thotë: “ Ulëm me 30% cmimin e barnave dhe kursyem plot 70 mnl $”.

Nga ana tjetër MSH sqaron: “Sërish, në respekt të përcjelljes së të vërtetës për qytetarët shqiptarë, po ndajmë me ju (bashkëlidhur këtij njoftimi) shkresën zyrtare drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, ku kompania GlaxoSmithKline (GSK) njofton strukturimin e ri të aktiviteteve të veta të biznesit.

Në dokumentin zyrtar të kompanisë lexohet qartësisht se “do të bazhdojmë aktivitetet në lidhje me Cilësinë, Farmakovigjilencën, Çështjet rregullatore dhe Aksesin në treg.”big_gsk_001

Gjithashtu, kompania vë në dukje në letrën e saj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë se, “(a)ktualisht, nuk ka plane për të ndryshuar mënyrën se si GSK shpërndan barnat dhe vaksinat e saj në Shqipëri,” duke shtuar se“(n)e jemi të angazhuar për prezencën tonë në Shqipëri dhe besojmë se ndryshimet që ne jemi duke ndërmarrë në fund të fundit do të kontribuojnë në angazhimet tona.”

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dëshiron t’i bëjmë me dije opinionit publik se koha kur paratë që qarkullonin në tregun farmaceutik përdoreshin për të financuar politikën, aktivitetet elektorale apo për të deformuar përshkrimin e barnave dhe tregun farmaceutik në dëm të shëndetit të qytetarëve shqiptarë ka përfunduar një herë e mirë.

Pra, jo vetëm që kompania GSK nuk është larguar, por ashtu siç e bëmë me dije edhe në njoftimin e djeshëm, por kjo kompani ka regjistruar 33 barna të reja në treg që nga nëntori 2013 e deri në prill 2015, dhe siç e tregojnë qartësisht të dhënat zyrtare, në prill 2015 kanë vazhduar normalisht importet e barnave me çmimet e reja të ulura të këtij prodhuesi, ku janë emetuar përkatësisht 82 099 pulla të sigurisë së barnave për GSK.

Në Programin tonë Qeverisës jemi angazhuar se Barnat nuk do të jenë më të shtrenjta se në vendet e origjinës. Dhe besojmë se kjo që kemi arritur në këto 19 muaj, duke ulur me 30% cmimin e barnave dhe duke kursyer 70 milion USD në treg, tregon se jemi qartësisht në drejtimin e duhur për përmbushjen e këtij angazhimi. 

#DrejtimiiDuhur”, thuhet në reagimin e MSH.

Next Post

Dërgonin në SHBA e Kanada persona me dokumente false, burg 5 autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
Kryeministri britanik: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të sjellë kthim në normalitet

Kryeministri britanik: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të sjellë kthim në normalitet

May 2, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Po sikur ta besojnë vërtet gjithçka që thonë?

May 2, 2026
Rekordi i çmimit të naftës, 5 tregjet më të mëdha të BE regjistrojnë kërkesë të lartë për makina elektrike

Rekordi i çmimit të naftës, 5 tregjet më të mëdha të BE regjistrojnë kërkesë të lartë për makina elektrike

May 2, 2026
Favorizohen nga planetët, ja 3 shenjat e horoskopit më me fat për muajin mars

Periudhës së sfidave i erdhi fundi, maji sjell ditë të bardha për 3 këto shenja të horoskopit

May 2, 2026
Urdhri i ndalimit në letër, monopatinat ‘pushtojnë’ rrugët e Tiranës! Ekspertët: Të përfshihen në Kodin Rrugor

Urdhri i ndalimit në letër, monopatinat ‘pushtojnë’ rrugët e Tiranës! Ekspertët: Të përfshihen në Kodin Rrugor

May 2, 2026
ANALIZA/ Kur një mbret i kujton Amerikës historinë! Mesazhi i koduar i Charles për Trump që tronditi Uashingtonin

ANALIZA/ Kur një mbret i kujton Amerikës historinë! Mesazhi i koduar i Charles për Trump që tronditi Uashingtonin

May 2, 2026
Kosova në NATO, mediat greke: Kongresmentët amerikanë thirrje Athinës për mbështetje

Kosova në NATO, mediat greke: Kongresmentët amerikanë thirrje Athinës për mbështetje

May 2, 2026
Do i dorëzoheshin kamionistit shqiptar, kapen 32 kg kokainë dhe heroinë në Milano! Sekuestrohen edhe 300 mijë euro

Do i dorëzoheshin kamionistit shqiptar, kapen 32 kg kokainë dhe heroinë në Milano! Sekuestrohen edhe 300 mijë euro

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In