Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë për emërtimin e inteligjencës artificiale, duke i cilësuar “armiq” të Shtëpisë së Bardhë ata që përdorin këtë term në vend të “Super Inteligjencës”.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, këtë të enjte, Trump këmbënguli se emërtimi i ri është më i saktë.
“Shtëpia e Bardhë e konsideron ARMIK këdo që përdor termin ‘Inteligjencë Artificiale’, në vend të termit të ri, gjerësisht të pranuar dhe më të saktë, ‘Super Inteligjencë’!”, shkroi presidenti amerikan.
Trump e përfundoi mesazhin me firmën “Presidenti DONALD J. TRUMP”, ndërsa fjalën “ARMIK” e theksoi me shkronja të mëdha.
Deklarata shpreh preferencën e tij të prerë për emërtimin “Super Inteligjencë”, por vetë postimi nuk përcakton ndonjë masë konkrete ndaj atyre që vazhdojnë të përdorin termin “Inteligjencë Artificiale”.











